Rreth 50 nxënës shqiptarë të shkollës së mesme nga komuna e Kërçovës janë helmuar në shkaqe ende të papërcaktuara qartë nga mjekët e Spitalit Ushtarak të Tiranës të cilët kanë shtruar urgjentisht pjesën më të madhe të tyre.

Siç citojnë mediat shqiptare, studentët kanë darkuar në një prej "fast food"-ve në afërsi të stadiumit "Qemal Stafa", kur u kanë filluar t'u shfaqen të vjellat si edhe momente të panikut si pasojë e dridhjeve të shpeshta të trupit.
Policia e cila shkoi menjëhere në vendin e ngjarjes pas informacionit të marrë ka berë edhe transportimin e tyre drejt Spitalit Ushtarak.
Mjeket thanë se gjendja e tyre është nën kontroll dhe askush nuk paraqet rrezik për jeten, por pjesa me e madhe e tyre duhen mbajtur nën kujdesin spitalor.
Mjekët ende nuk kanë berë të ditur shkaqet e këtij helmimi.
Policia shqiptare ka filluar menjëherë hetimet në lidhje me këtë ngjarje dhe ka kontaktuar me institucionet e tjera përkatëse për të marrë të dhëna në lidhje me analizat mjekësore të nxënësve, si edhe analizat e ushqimit që tregtohej në lokalin ku nxënësit kanë darkuar.