E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shqetësime më të mëdha për qytetarët e Maqedonisë paraqesin papunësia, varfëria, ekonomia e dobët, korrupsioni, krimi dhe anëtarësimi në NATO dhe BE.
Prioriteti mė i madh i qeverisė, tė jetė ekonomia






Prioriteti më i madh i qeverisë së ardhshme të Maqedonisë duhet të jetë përmirësimi i gjendjes ekonomike dhe i integrimeve euroatlantike.

Një anketë e realizuar nga qendra për bashkëpunim ndërkombëtar tregon se varfëria, papunësia dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian janë shqetësimet kryesore të qytetarëve të Maqedonisë.

Shqetësime më të mëdha për qytetarët e Maqedonisë paraqesin papunësia, varfëria, ekonomia e dobët, korrupsioni, krimi dhe anëtarësimi në NATO dhe BE.

Dhjetë vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit qytetarët thuajse aspak nuk janë të shqetësuar për marrëdhëniet ndëretnike.

Informatat e fundit jozyrtare që vijnë nga taboret partiake flasin se mandatari Nikolla Gruevski deri në fund të javës pritet t’i publikojë emrat e anëtarëve të kabinetit të ri qeveritar.

Nëse nuk ndodhin komplikime të reja në negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, emrat e ministrave bashkë me programin qeveritar të hënën zyrtarisht do të doirëzohen edhe në Kuvend.
Nëse procedurat zhvillohen me këtë dinamikë, qeveria e Maqedonisë pritet të votohet deri në fund të javës së ardhshme.

Ndërkohë në Komisionin kuvendor për Emërime, kanë kaluar emrat e tre nënkryetarëve të rinj të Kuvendit.

Në mesin e tyre do të jetë edhe deputetja Suzana Saliu, e cila do të jetë femër e parë shqiptare nënkryetare e Parlamentit.

Publikuar: 07.07.2011 | 17:50
Lexuar: 466 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime