Në modelimin e tij, nga ana e Maqedonisë, do të kyçet edhe Agjencia kombëtare për promovimin e turizmit, i cili sipas përvojave franceze, veçanërisht duhet të jetë në dobi të shërbimeve të vogla në sferën e turizmit, të cilët në rajon janë me bollëk, por ende mbeten të pa njohur për vizitorët e huaj.
Rajoni i Normandisë së Poshtme, Francës, dhe Qendrës për zhvillim të rajonit planor jugperëndimore në Maqedoni përmes aktiviteteve të përbashkëta do t'i nxisin llojet selektive të turizmit me qëllim të vazhdimit të sezonit turistik që është me rëndësi të veçantë për rritjen e ekonomisë turistike, theksoi në takimin e sotëm përfundimtar përfaqësuesit e autoriteteve rajonale dhe organizatave turistike në këtë zonë franceze, të cilët në ditët e kaluara ishin mysafirë të rajonit planor.
"Bashkëpunimi mund të realizohet në pjesën e intensifikimit të turizmit rural sepse këtu ka potencial "theksoi Sandrin Fanzhem shefi i sektorit të zhvillimi të turizmit nga Normandia e Poshtme. Ajo theksoi se Maqedonia mund t'i shfrytëzojë përvojat franceze në profesionalizimin e ekonomisë turistike, veçanërisht në pjesën e nevojave të klientëve.
Është dakorduar bashkërisht të punohet edhe në promovimin e potencialit turistik në rajonin planor jugperëndimor sepse nga ana e Francës dhe Maqedonisë deri në fund të gushtit do të përpilohet plani aksionar.
Në modelimin e tij, nga ana e Maqedonisë, do të kyçet edhe Agjencia kombëtare për promovimin e turizmit, i cili sipas përvojave franceze, veçanërisht duhet të jetë në dobi të shërbimeve të vogla në sferën e turizmit, të cilët në rajon janë me bollëk, por ende mbeten të pa njohur për vizitorët e huaj.
Sipas kryetarit të Qendrës për zhvillim në rajonin planor jugperëndimor Mirjana Lozanoska, është e rëndësishme përmes bashkëpunimit të realizohen rezultatet të dukshme që pozitivisht do të pasqyrohen ndaj zhvillimit të iniciativave lokale në rajon.
Disa komuna nga rajoni i Normandisë së Poshtme në periudhën e kaluar bashkëpunojnë me komunën e Ohrit, Strugës, Vevçanit dhe Dibrës në drejtime të ndryshme nga jeta shoqërore.