E pagëzuar si Hirushja e Evropës, Barcelona mban në shpinë qindra vite histori mbresëlënëse. Një herë e një kohë ishte thjesht një vend moçalor, zaptuar nga marinarët dhe injoruar nga fqinjët e pasur të Mesdheut.
Barcelona mund të jetë eksperienca juaj verore! Është padyshim xhevaihiri më i shndritshëm në vijën bregdetare të Mesdheut. Me ndërtesat e saj futuriste në horizont, qyteti nuk i ka humbur trashëgimnitë dhe rrënjët tipike iberike.
E pagëzuar si Hirushja e Evropës, Barcelona mban në shpinë qindra vite histori mbresëlënëse. Një herë e një kohë ishte thjesht një vend moçalor, zaptuar nga marinarët dhe injoruar nga fqinjët e pasur të Mesdheut.
Në ditët tona, qyteti rradhitet mes destinacioneve me të kërkuar në Evropë, me kilometra të tëra plazhesh me rërë, me një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike dhe me një klimë që e lakmon jo vetëm Spanja por e gjithë Evropa.
Përse të shkojmë në Barcelonë:
1) Thjesht për tu dehur nga tabloja arkitekturore që mbështjell qytetin. Mijëra vizitorë vërshojnë nëpër rrugë jo vetëm për të parë e prekur vetë çuditë arkitekturore të Antoni Gaudí-t, por edhe për soditur krijimet gati verbuese të Jean Nouvel, Richard Rogers apo Toyo Ito.
2) 4.5 metra vijë bregdetare janë një tjetër arsye e vlefshme për ta vizituar qytetin në stinën e nxehtë. Me plazhe të famshme si Barceloneta dhe Sant Sebastià, Barcelona plotëson dëshirat e kërkesat e gati çdo grupmoshe.
3) Ushqimi tradicional si tortijas apo paejat, po ashtu edhe pijet me koktejlet e famshme të zgjojnë dëshirën për pak Barcelonë.
Nesë tashmë Barcelona është në planet tuaja të rradhës ja këshillat tona:
Vendet që duhen vizituar me çdo kusht:
La Sagrada Familia kryevepra e Antonio Gaudi-t. Katedralja e famshme e kthyer në shenjën dalluese të Barcelonës, vazhdon të jetë ende në ndërtim e sipër dhe në përfundim të saj parashikohet të ketë 18 kulla të ngritura. Këshillohet vajtja sa më herët në mëngjes, që të jeni ndër të parët e kalvarit kilometrik të vizitorëve.
Hyrja: 12.50 Orari: 9.00 - 20.00
Si të shkoni: Metro: Linja V dhe II, stacioni Sagrada Familia
Palau de la Música Catalana të apasionuar apo jo pas artit e muzikës, vizita tek Palau de la Música Catalana do të frymëzonte e pasuronte këdo. Me një arkitekturë tejet ektravagante moderniste, ndërtesa në vetvete është një mozaik ngjyrash eferveshente. Fasada dhe holli ku ndodhet skena e koncerteve janë mahnitëse, me një tavan të qelqtë shumëngjyrësh dhe basorelieve.
Hyrja: 12 Orari: 09:00 18:00.
Si të shkoni: Autobus: linjat 17, 19, 40 dhe 45
Metro: Linnja I dhe IV. Stacioni Urquinaona
Park Güell Është një kopësht gjigand surreal ku ndërthuren elementë arkitekturorë të pozionuar në kodrën El Carmel, e cila të dhuron një pamje përrallore të bregdetit katalanas. I dizenjuar nga Antoni Gaudí dhe ndërtuar prej 1900 deri 1914, parku është pjesë e pasurive botërore të UNESCO-s. Këtu Liza në botën e çudirave do të ndihej si në shtëpinë e saj.
Hyrja e lirë.
Si të shkoni: Merrni autobusin nr. 24 tek Placa de Catalunya i cili do tju shpjerë deri tek hyrja e parkut. (Foto3)
The Magic Fountain of Montjuïc shatërvani magjik i Montxhuikut. Që prej 1929, shatërvani vazhdon të magjepsë vizitorët me shfaqje spektakolare e akrobatike të ujit të cilat shoqërohen edhe me një ndriçim të përzgjedhur. Për këtë këshillohet vizita në mbrëmje. Gjatë verës, të enjten e të dielën, spektakli ujor shoqërohet edhe me muzikë.
Si të shkoni:
Metro Linja III dhe I, stacioni Plaça Espanya
Barri Gotic [/b]lagjia gotike e Barcelonës, e njohur ndryshe dhe si pjesa e qytetit të vjetër. Me një mori rrugicash që gjarpërojnë mes ndërtesash e pallatesh të vjetër, lagjia është e pasur me bare e restorante. Suvenirin tuaj nga Barcelona blijeni në njerin prej dyqane të shumta që popullojnë zonën. Picasso ka jetuar e punuar në Barri Gotic nga 1895 deri në 1904, ndërsa Joan Miró ka lindur e punuar këtu në rini të tij. 1 ditë e vetme nuk del për ta vizituar!
Si të shkoni: Nisuni nga Plaça Catalunya drejt piedonales La Rambla. Në të djathtë të La Ramblës do të gjeni Barri Gotic.
4 gjëra që nuk i dini për Barcelonën
1. Origjina e Barcelonës është e panjohur. Disa thonë se qyteti u themelua nga Herkuli, 400 vjet përpara Romës, të tjerë thonë se ishte Hamilcar Barca, babai i Hannibal, një gjeneral i famshëm kartagjenas i cili e themeloi qytetin në shekullin e 3-të para Krishtit.
2. La Sagrada Familia nuk ka përfunduar kurrë, është gjithmonë në ndërtim. Katedralja e famshme romake u ngrit në 1882 dhe data e përfundimit të punimeve është ende e panjohur. Përgjegjës për këtë krijim të pakrahasueshëm është arkitekti me famë Antonio Gaudi .
3. Barcelona nuk ka patur plazhe deri në vititn 1992. Pjesa bregëdetare ka qënë pronë e industrive lokale, por gjërat ndryshuan kur qyteti mikëpriti lojrat olimpike të atij viti. Pjesa e buzëdetit u popullua me barem e hotele duke e kthyer detin në një vend shplodhjeje e relaksi.
4. Është më mirë të ecësh sesa të ngasësh makinën. Në Barcelonë, çdo 90 sekonda ndodh një akisdent automobilistik, ndaj mos u habisni kur të shihni turma të tëra njerëzish që ecin në trotuar, po ruajnë veten nga rreziku!
Barcelona kur jeni në familje:
Barcelona shijohet edhe kur jeni të shoqëruar me fëmijë. Këshillohet marrja me qera e një apartamenti, i cili është një variant më i volitshëm se prenotimi i një hoteli. Për të bërë një guidë sa më të rehatshme e më pak të lodhshme për ju dhe fëmijët, këshillohet një xhiro me Barcelona Tours Bus The Open Top Hop on Hop off Tour një autobus i hapur, enkas për turista i cii ndalon në pikat më atraktive të qytetit.
Mes shumë vendeve që mund të vizitoni familjarisht ju këshillojmë me domosdoshmëri akuariumin me famë të Barcelonës. Akuariumi është shtëpiza e 450 specieve nënujore, më i pasuri në Evropë më specie që jetojnë në ujërat e mesdheut.
Hyrja: për të rritur 17.75 , fëmijët deri 12 vjeç: 12.75 Orari 09:30-21:00
Si të shkoni: Metro: Linja III L3 stacioni Drassanes, Linja IV L4 stacioni Barceloneta.
Barcelona në çift
Kush tha që Parisi është qyteti i të dyshuruarve?
Era mesdhetare e bën Barcelonën pikëtakimin ideal të romanticizmit, magjisë, dhe dëshirës për të bërë gjërat në çfit. Opsionet janë të shumta, duke nisur që nga plazhet si Barceloneta, Nova Mar Bella, La Nova Icaria apo dhe bare e tarraca për të ëndërruar poshtë yjeve.
Verën dhe ushqimin e mirë e gjeni gati në çdo bar restorant, mjafton të përzgjdhni ambjentin që ju duket më romantik.
Gjatë ditës këshillohet një vizitë tek Parc Ciutadella parku i Çitadelës, një kopësht madhështor me një liqen të vogël në mes ku mund të pedaloni një barkë e të flisni për dashurinë.
Vend tjetër tërheqës është dhe maja e malit Tibidabo, i cili ofron pamje magjepsëse të qyteti. Ju këshillojmë barin Mirablau, perfekt për një koktejl në buzëmrëmbje.
Për ta bërë udhëtimin në çift të paharrueshëm ju këshillojmë të prenotoni një nga hotelet e shumta buzë Las Rambla-s
Çfarë NUK duhet të humbisni:
Ta nisni shëtitjen tuaj të parë në Barcelonë nga Plaça Catalunya, e cila është e rrethuar me bare me emër si Cafe Zurich apo Hard Rock Cafe. Nisni shëtitjen përgjatë Rambla de Catalunya, e konsideruar si një nga rrugët më të bukura të Evropës, 1. 2 km e gjatë e mbushur me artistë rrugësh, luleshitës apo edhe tregëtarë që shesin mallra nga më të paimagjinueshmit. Përshkoni të gjithë piedonalen, deri në fund të saj, ku përpara ju shfaqet Mirador de Colombo, statuja 60 metërshe e Kristofor Kolombit i cili ka hedhur vështrimin nga deti. Porti dhe shetitorja buzë detit janë pjezësat finale që plotësojnë mozaikun mbresëlënës të Rambla de Catalunya.
Për muzedashësit:
Museu Picasso Muzeu Pikaso është muzeu më i populluar në qytet pozicionuar në lagjen Borne. Muzeu përmban një nga koleksionet më të pasura të punëve të Pablo Pikasos, ku përfshihen vizatime, piktura dhe skulptura nga kohë të ndryshmë të jetës së tij.
Hyrja: 10 euro Orari: 10:00 20:00
Si të shkoni: Metro: Linja I L1 stacioni Arc de Triomf, Linja III L3 stacioni Liceu Autobus : Linja 17 40 45 19 stacioni Via Laietana
Museu Nacional dArt de Catalunya Muzeu Kombëtar i Artit Katalanas. Muzeu ofron një tablo magjepsëse të ariti viziv katalans, duke përfshirë priudha të ndryshe të artit romanesk, gotik, barok dhe të Rilindjes evropiane. Përveç këtyre muzeu përmbëedh dhe pjesëza të artit të shek. 19të e 20të.
Hyrja: 8,50 , Orari: 10:00 19:00
Si të shkoni: Linja I L1 dhe Linja III L3 , stacioni Pl. Espanya
La Pedrera Një nga krijimet e Antoni Gaudí-t, atraksioni i dytë më i vizituar në Barcelonë. Ndërtesa ka thyer rregullat e zakonshëm të arkitekturës, me mure të shtrembëta ku zor se mund të vendosësh ndonjë moblije. Tan ii gjithë pallati shërben si një muze i Gaudit në të cilën paraqiten jo vetëm punimë të Gaudit por edhe piktura të artit modern.
Hyrja : 11
Si të shkoni: Metro: Linja v L5 dhe linja III L3 stacioni Diagonal (Foto6)
The Museu Marítim Muzeu detar i Barcelonës shërben për të kujtuar kohët e arta e të rëndësishme të portit Vell (porti i vjetër i Barcelonës). Ai hedh një vështrim tejet interesant që nga fillimi i viteve 1400 e deri në mes të 1900. Histori dhe ekspoze të anijeve mesjetare në përmasa reale e kthejnë këtë muze ndër më të vizituarit.
Hyrja: 14 Orari: 10:00 19:00
Si të shkoni: Metro: Linja III L3, Stacioni Drassanes
Dalí Museu Figueres
Muzeu i Salvador Dali në Figeres. Vetëm 2 orë me tren larg Barcelonës, mund të vizitoni qytetin ku u rrit dhe zhvilloi artin e tij, babi i surealizmit, Salvador Dali. Një qytezë e cila vizitohet më së shumti për muzeun e Dalisë i cili paraqet një koleksion relaitivisht të pasur të pikturave, gravurare dhe skulpturave të tij të para. Në muze ndodhet gjithashtu dhe varri i S. Dalisë. Edhe vetë ndërtesa është një vepër arti e kuruar dhe kompletuar nga vetë dora e piktorit.
Hyrja: 12.00 Orari: 09:30 18:00
Si të shkoni në Figeras: Me Renfe (linjat e trenit të Barcelonës). Një biletë vajtje-ardhje: 16 (Foto7)
Jeta e Natës
Baret të njohura e më pak të njohura në Barcelonë:
Boadas Coctelería bari më i famshëm në barcelonë për Koktejle. I ahpur që në 1933, bari vazhdon të ruajë pamjen e tij autentike dhe të imponon një klas të veçantë katalanez. Një Mojito në këtë bar kushton 12 euro. Adresa: La Rambla, Carrer dels Tallers, 1.
Për të rinjë këshillojmë barin LOvella Negra (Delja e Zezë). Është një prej bareve më të lira dhe për këtë gjithmonë plot me të rinjë. E gjeni në la Rambla, rruga Calle de Sitges 5.
Për në mbërmje këshillojmë El Bosque de las Hadas. Ky bar është ngjitur me Wax Museum (Muzeun e Dyllit), në fund të piedonales La Ramblas, pranë statujës së Kolombit. Bari përngjan me një qytet përrallash dhe nuk është shumë i njohur nga turistët.
Baret dhe restorantet më të frekuentuar janë pozicionuar në lagjen Gracia.
Rasti për të folur pak katalanisht
Vendasit janë pak ose aspak të zellshëm për të mësuar gjuhë të huaja, kështu që mos mbani shpresa tek komunikimi në anglisht. Ja disa fjalë të nevojshme:
Fjalorth
Hola - Përshëndetje
Adéu - Mirupafshim
Bon dia - Mirëdita
Bona nit Natën e mirë
Gràcies - Faleminderit
Perdona Më falni
La cuenta Llogaria, fatura
Em poden ajudar si us plau A mund të më ndihmoni ju lutem?
Të thëna në vesh:
Për të lëvizur në qytet blini Barcelona Card. Karta 5 ditore kushton 25 euro dhe ju mundëson shfrytëzimin non stop të të gjithë mjeve të transportit public në Barcelonë. Po ashtu karta ju mundëson ulje çmimi nëpër muze dhe dyqane suveniresh.
Kujdes hajudët e xhepave, nëse ju shohin të përhumbur në hartë nuk humbin rastin!
Për të ngrënë drekë shfrytëzoni opsionin e Menu del dia menuja e ditës, e ofruar gati në çdo bar-restorant. Kushton mesatarisht 10 euro dhe menuja përfshin pjatë të parë, të dytë dhe ëmbëlsirë. Për të pirë ka gjithmonë verë, zakonisht vjen një shishe! Konsumojeni pa frikë, është e përfshirë në çmim!
Tapas nuk është pjatë e mirëfilltë. Kështu quhen shoqëruset e pijeve, vijnë të ngohta ose të ftohta dhe zakonisht përgatitjen me brumëra, ullinj dhe djathra.
Çmime për tu ditur:
Kafe ekspres në bare 1.25 Euro deri në 2.5 euro në pikat turstike.
1 gotë verë 2.5 3.5 euro
1 gotë birrë 2.5 euro
1 shishe birrë 4 euro
Hamburger apo sandwich 3.40 Euro
Pica (e prerë) 6 euro
Spageti 7 euro.
(Shekulli)