Në të njjtën seancë, të martën pritet të verifikohen edhe mandatet e dy deputetëve të rinjë që vijnë pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit dhe Goran Trajkovskit nga funksioni i deputetit.
Kryeparlamentari Trajko Veljanovski për të martën ka thirrur seancën e tretë parlamentare në të cilën pritet të votohen propozimet për nënkryetarët e Parlamentit, Suzana Saliun nga BDI, Jani Makradulin nga LSDM-ja dhe Svetllana Jakimovksa nga VMRO-DPMNE.
Në të njjtën seancë, të martën pritet të verifikohen edhe mandatet e dy deputetëve të rinjë që vijnë pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit dhe Goran Trajkovskit nga funksioni i deputetit.
Dy deputetët e rinjë janë Suzana Anova dhe Stevce Trpkovski. Në rend të ditës të martën janë edhe propozim vendimet për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve dhe anëtarëve të Komisioneve parlamentar.