E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç njoftuan mediat ruse, në depotë akoma jehojnë shpërthime, ndërsa përkohësisht nga kompleksi drejt qytetit dhe maleve përreth fluturojnë predha nga sistemi raketor "Grad".
Rreth njėqind persona kanė humbur jetėn nė seri shpėrthimesh nė depo ushtarake nė Turkmenistan









- Rreth njëqind persona kanë humbur jetën në seri shpërthimesh që filluan natën e kaluar në një depo me armë në rajonin e qytetit turkmen Abadan.

Siç njoftuan mediat ruse, në depotë akoma jehojnë shpërthime, ndërsa përkohësisht nga kompleksi drejt qytetit dhe maleve përreth fluturojnë predha nga sistemi raketor "Grad".

Dëshmitarë okularë nga Abadan pohojnë se në qytet ka dhjetëra objekte të shkatërruara ose të dëmtuara, ndërsa në disa tërbohen zjarre. Sipas burimeve të njëjta, nëpër rrugët e Abadan mund të vërehen trupa të personave të vdekur, si dhe se ka numër të madh të të vdekurve dhe të lënduarve, të cilët ende gjenden nën rrënojat e ndërtesës.

Në Abadan, i cili ndodhet 20 kilometra nga kryeqyteti turkmen Ashhabad, është ndërprerë telefonia celulare, ndërsa nuk funksionon as interneti. Mbi qytet ngriten edhe shumë shtylla tymi.

Mediat ruse njoftojnë se autoritetet kanë filluar evakuim të banorëve të Abadanit.

Kalimet drejt vendit të shpërthimit, prej ku është ngritur tym janë bllokuar nga pjesëtarët e forcave të policisë.

Përkundër informacioneve të këtilla, Ministria e Punëve të Brendshme e Turkmenistanit komunikoi se shpërthimet kanë ndodhur në depo me materiale piroteknike, e jo në depo ushtarake me armë.

Në komunikatë theksohet edhe se gjatë incidentit "nuk ka viktima dhe shkatërrime të mëdha", si dhe se është zbatuar evakuim i banorëve në rajon.

Nga ana tjetër, grupet opozitare pohojnë se bëhet fjalë për shpërthime në depotë me armë dhe se gjatë incidentit ka numër të madh të viktimave.

Publikuar: 08.07.2011 | 20:29
Lexuar: 264 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime