E shtunë, 2.08.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Tendencat e kësaj vere janë lulet me shumë ngjyra. Nëse rrobat e banjës janë të tilla, atëherë kjo veshje shoqërohet edhe me elementë të tjerë siç është manteli i hollë i tejdukshëm apo syzet”, shprehet Mirela.
Shqipėria e plazhit i dorėzohet bikinit








Jemi në muajin korrik! Muaji i pushimeve. Është koha për të marrë disa rreze dielli dhe për tu bërë ngjyrë çokollatë.

Por cilat janë tendencat e rrobave të banjës për këtë sezon veror? Cfarë duhet të zgjedhim për të qenë koherent me pasarelat e bikinit?

“Tendencat e kësaj vere janë lulet me shumë ngjyra. Nëse rrobat e banjës janë të tilla, atëherë kjo veshje shoqërohet edhe me elementë të tjerë siç është manteli i hollë i tejdukshëm apo syzet”, shprehet Mirela, për Top Channel.

Por ja cilat janë format dhe elementët e bikinit të këtij viti në ndryshim nga vitet e tjera.

“Tendencë edhe për këtë sezon mbetet bikini, modeli trekëndësh. Krahasuar me vitin tjetër, të sipërmet kanë një mbushje të vogël dhe pak “push up”. Kurse për të poshtmet vihet re se janë të larta në formën e korsesë”, shton Eni.

Në Shqipëri, një vend plazhi dhe pushimesh, ndoshta edhe më shumë se në vendet e tjera ka një prirje për të pasur në garderobë shumëllojshmëri të rrobave të plazhit. Por sa vëmendje i kushtojnë shqiptarët pamjes së tyre buzë detit?

“Shqiptarët i kushtojnë shumë rëndësi rrobave të plazhit. Unë nuk kam parë që ata të përdorin vetëm një palë të tilla. Preferojnë një-ngjyrëshe, me lule. Kurse nuk mund të flasim për industrinë e modës sepse ajo kërkon kosto të mëdha për të marrë përfitime të vogla”, thekson Mirela

Pavarësisht se shqiptarët duken të apasionuar pas pamjes së tyre të jashtme, ende nuk mund të flasim për një industri mode të veshjeve të plazhit në Shqipëri.

Një element tjetër, i vogël, por shumë i rëndësishëm janë edhe format e rrobave të banjës. Jo gjithmonë ajo që na pëlqen në pamje të parë, na rri mirë edhe në trup.

Ja si na e përshkruan Mirela, një nga stilistet më të mira shqiptare këtë detaj: “Rrobat e banjës duhet të përshtaten me formën e trupit. Për shembull, kur ka dalë në fillim bikini me të poshtme të larta, kjo është bërë pas një studimi të hollësishëm për të treguar forma më të bukura të grave që ishin më të mbushura se vajzat në pasarela.”

Rroba banjo-trup apo bikini?

“Vazhdojnë të preferohen bikinit, veçanërisht paradite. Por, rrobat e banjës trup për një pasdite buzë deti do të ishin perfekte”, shpjegon Eni.

Publikuar: 08.07.2011 | 21:14
Lexuar: 3821 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
arbeni (09/07/2011 10:25:21) pershendetje vajza jam arbeni nga ks jam interesumq ete bisoejdmi dhe te njofothmi me 1 vajz te mir qe jeton ne zvicerr s ekame dhe vllaznti atje dhe kam dehsir qete shkoja edhe un dhe qete jetoja nes jeni te interesume urnoni merre add time dhe munte kontaktojmi
be_ni0007@hotmail.com
armendi (10/07/2011 05:36:22) arben qka po ban shoq a je lodh a je zhegit a je normal aa
pash familen qka po han qe po je kaq i fort
hallall te koft qka di ti me punu me qa dru a di me ka****e tarrnakop a di me punu valla i fort te koke
oj qyk teslice a je normal pash mamin kuku
halla paska ksi fantan deshirash a"kerkoj fatin e humbur " o vlla ktu ke fjala per bikini e jo per me gjet fatin e jetes hahahahahaha
uliksi (14/07/2012 08:25:44) hahhahahha u deka bre tu kesh me arbenin brravo dosti jem hallall kadal armend se ka njeri probleme me fat edhe osht ka e lyp fatin mos ju gjuj djalit se ska lidhje ju ka ngatrru tema edhe u habit haveri hahahahhaa shum jam ka keshi arben te deshiroj fat dhe ishalla sa ma spejt e gjan fatin e jetes ahhahahahah i madhi arben pershendetje hhahhahahhahahahaahahahhahahah

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime