Mdje Uruguai, kombëtarja e katërt nga Botërori Afrika e Jugut 2010, mund të jetë edhe e lumtur me barazimin kundër Kilit, pasi Kili ishte skuadër më e mirë në këtë duel.
Pas xhiros së dytë të grupit C në Kupën e Amerikës Jugore, në kreun e tabelës janë veçuar Kili dhe Peruja, që deri tash kanë tubuar nga 4 pikë (nga një fitore e një barazim). Favoriti në letër i këtij grupi, Uruguai ka vetëm dy pikë nga dy barazime.
Mdje Uruguai, kombëtarja e katërt nga Botërori Afrika e Jugut 2010, mund të jetë edhe e lumtur me barazimin kundër Kilit, pasi Kili ishte skuadër më e mirë në këtë duel.
Golin për Kilin e shënoi lojtari i Udineses, Alexis Sanchez, për të cilin thuhet se është shumë afër kalimit në Barcelonë.
Edhe në ndeshjen tjetër, Peruja dominoi karshi Meksikës së favorizuar.
Kili dhe Peruja do të ndeshen në xhiron e tretë ndërmjet vete për të vendosur se kush do të jetë i pari në grup, kurse Uruguai do të duhet të kërkojë fitore ndaj Meksikës për tu kualifikuar më tutje.
Rezultatet e grupit C:
Kili - Uruguai 1:1 (Pereira 54 / Sanchez 65)
Peru - Meksiko 1:0 (Guerrero 83)