E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Finley, e cila ka 9 fëmijë me po aq burra, duket sikur në vend të karrierës së zakonshme ka vendosur të fitojë para duke shfrytëzuar persona ushtarakë, pasi është bindur se ata janë mjaft të pasur. Dhe, çdo lidhje e saj ka përfunduar me zbrazjen e llogarive bankare të burrave të saj.
Nusja serike qė u martua dhe plaēkiti 14 ushtarakė








Ia kanë dhënë nofkën “Military Mistress”, e dashura e ushtarakëve. Nofka ndoshta është pak e gabuar, pasi zonja asnjëherë nuk është kënaqur vetëm me rolin e të dashurës.

Derisa ishte në vitet e 20-ta të moshës, ajo ishte martuar me 14 meshkuj dhe të gjithëve iu kishte zbrazur llogaritë bankare. Secilin e ka “lehtësuar për të paktën 100 mijë dollarë. Bobbi Ann Finley tashti është akuzuar për gjueti, mashtrime e vjedhje, mirëpo, ajo pohon se nuk është fajtore dhe se me gjithë ata meshkuj është martuar nga dashuria, por ç’ti bësh që nuk ka pasur fat me ato lidhje.

Finley, e cila ka 9 fëmijë me po aq burra, duket sikur në vend të karrierës së zakonshme ka vendosur të fitojë para duke shfrytëzuar persona ushtarakë, pasi është bindur se ata janë mjaft të pasur. Dhe, çdo lidhje e saj ka përfunduar me zbrazjen e llogarive bankare të burrave të saj.

Gjatë intervistës ajo tha se nga meshkujt ka kërkuar vetëm siguri financiare, që vet nuk e kishte pasur derisa ka qenë fëmijë, por ka mohuar se i ka plaçkitur me qëllim.

“Ishte e kthjellët, argëtuese dhe mahnitëse”, u tha medieve Jacob Anderson, një nga ish-burrat e saj.

Edhe këtij ajo ia kishte “shitur” tregimin se është gjoja trashëgimtare e pasur.

“Ishte edhe kuzhiniere dhe amvise e shkëlqyer...Nuk do të mund të zgjidhja grua më të mirë”, shtoi Jakobin.

Kështu kishte menduar derisa nuk kishte konstatuar se nga llogaria e tij bankare po zhduken paratë.

“Në krahasim me të, dreqi është engjëll”, është shprehur një tjetër ish-burrë i saj, që e kishte anuluar martesën vetëm një javë pas lidhjes me të.

Nusen serike e zuri Katie Wegg, një nga vjehrrat e saj, e cila plot gjashtë vjet mblodhi dëshmi.

Finley është akuzuar edhe për bigami, pasi ishte martuar me disa meshkuj në të njëjtën kohë, disa prej të cilëve vetëm tashti kanë kuptuar se janë baballarë, sepse ajo më herët nuk u kishte treguar për fëmijët.

Publikuar: 09.07.2011 | 16:44
Lexuar: 789 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime