Me kthimin e TVSH-së ekonomia mund të kursejë mjete të konsiderueshme ose rreth tetë për qind të eksportit të përgjithshëm. Nëse eksporti i Maqedonisë në vit është 3,5 miliardë euro, shtatë për qind do të ishin 245 milionë", tha Mirko Vincetiq, përfaqësues i firmës zvicerane " Cash back" për shërbime dhe kthimin e TVSH-së.
- Kompanitë vendore, për shkak të mosinformimit të mjaftueshëm ose procedurat e ndërlikuara, shumë pak e shfrytëzojnë mundësinë për kthimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) nga jashtë edhe pse në këtë bazë në vit mund të kursehen gjithsej 50 milionë euro.
Siç u tha sot në konferencën për shtyp në Odën ekonomike, Maqedonia, legjislatura e së cilës për këtë segment është harmonizuar me atë evropiane, kthimin e TVSH-së mund ta realizojë nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe nga shtetet e ish RSFJ-së.
"Me kthimin e TVSH-së ekonomia mund të kursejë mjete të konsiderueshme ose rreth tetë për qind të eksportit të përgjithshëm. Nëse eksporti i Maqedonisë në vit është 3,5 miliardë euro, shtatë për qind do të ishin 245 milionë", tha Mirko Vincetiq, përfaqësues i firmës zvicerane " Cash back" për shërbime dhe kthimin e TVSH-së.
Shkallët e TVSH-së në shtetet e BE-së sillen prej 17 deri 25 për qind që praktikisht do të thotë se me kthimin e tatimit të jashtëm kursehet një e pesta e shpenzimeve.
Afatet e dorëzimit të kërkesës për kthimin e tatimit të vlerës së shtuar në numrin më të madh të vendeve të BE-së janë gjashtë muaj pas skandimit të vitit kalendarik (për vitin 2010 afati përfundimtar është 30 qershori i vitit 2011). Përjashtim bëjnë Belgjika dhe Holanda (në mënyrë retroaktive mbrapa tre vjet).
"Maqedonia lidhur me kthimin e TVSH-së ka statusin si të jetë anëtare e BE-së që është shumë e rëndësishme dhe duhet të shfrytëzohet. Për kompaitë e Maqedonisë refondimi i tatimit është i mundur nga 24 vendet edhe nga republikat e Ish Jugosllavisë, nga BeH dhe Mali i Zi për të gjitha shërbimet, ndërsa nga Serbia vetëm për shërbimet rreth panaireve", theksoi Vincetiq.
Nga kthimi i TVSH-së dobi do të kenë bankat, operatorët celularë, kompanitë të cilat merren me importin/eksportin dhe firmat transportuese.
Vincetiq njoftoi se që sot "Cash back" hap zyrë edhe në Maqedoni.