E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërsa Komisioni verifikues dje konfirmoi mandatin e dy deputetëve të rinj të VMRO DPMNE-së, Suzana Anova dhe Stevçe Tërpkovski të cilët vijnë në vendin e mandatarit Nikolla Gruevski dhe ushtruesit të detyrës drejtor i DAP-it Goran Trajkovskit, të cilët javën e kaluar hoqën dorë nga mandati i deputetit.
Sot votohen tre nėnkryetarėt e Parlamentit







Deputetët pritet sot në seancën e tretë parlamentare të votojnë nënkryetarët e Kuvendit Suzana Saliun nga BDI, Jani Makradulin nga LSDM dhe Svetllana Jakimovska nga VMRO-DPMNE.

Ndërsa Komisioni verifikues dje konfirmoi mandatin e dy deputetëve të rinj të VMRO DPMNE-së, Suzana Anova dhe Stevçe Tërpkovski të cilët vijnë në vendin e mandatarit Nikolla Gruevski dhe ushtruesit të detyrës drejtor i DAP-it Goran Trajkovskit, të cilët javën e kaluar hoqën dorë nga mandati i deputetit.

Jani Makraduli tha se LSDM kundërshton mënyrën e dorëzimit të mandatit të Nikolla Gruevskit dhe Goran Trajkovskit, pasi sipas rregullores dhe kushtetutës deputetët duhet të japin personalisht dorëheqje në seancë parlamentare. Makraduli akuzoi deputetët e VMRO DPMNE-së se po shkelin kushtetutën dhe rregulloren.

“Të mos lejojmë që një akt paligjshëm të përbëjë ditën e parë e këtij Kuvendi. Për ne këta dy deputetë që kanë dhënë dorëheqjen, nuk e dimë nëse kanë dhënë apo jo, nuk e kanë dhënë ‘personalisht’, ashtu siç parashikon kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Neni 57 - deputeti e jep dorëheqjen e vet në seancën e parlamentit dhe ‘mund’ të japë sqarime.... askush nuk thotë se ‘duhet’ të sqarojë.

Imagjinoni, Goran Trajkovski dhe Nikolla Gruevski nuk u ulën as 30 sekonda në kuvend.... pastaj kryetari të konstatonte dorëheqjen, në mënyrë që kjo të mos ishte temë debati sot në Maqedoni. Për 30 sekonda e prishim kushtetutën” tha Jani Makraduli, deputet i LSDM-së. Ndërkohë bisedimet mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së për formimin e

Qeverisë së re janë duke vijuar, por dy palët nuk japin detaje rreth tyre. Afati për publikimin e përbërjes së re qeveritare nga mandatari Gruevski, skadon në fundjavë më 17 korrik. Ndërsa në BDI dhe VMRO-DPMNE thonë se nuk përjashtohet mundësia që mandatari Nikolla Gruevski ta dorëzojë programin qeveritar para afatit të parashikuar.

Publikuar: 12.07.2011 | 01:03
Lexuar: 460 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime