E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë bisedës, Topi ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për përparimin e arritur në Kosovë, konsolidimin e shtetit ligjor, demokratik e plotësisht funksional, që garanton dhe respekton të drejtat e njeriut dhe pakicave, një shteti të ri të orientuar drejt integrimeve rajonale dhe euroatlantike.
Samiti i Ohrit, Topi takohet me Jahjagėn








Takimi katërpalësh i Presidentëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës që po mbahet në Ohër të Maqedonisë, ka nisur me takime dypalëshe mes Kryetarëve të këtyre Shteteve. Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi e zhvilloi takimin e parë me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjatë bisedës, Topi ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për përparimin e arritur në Kosovë, konsolidimin e shtetit ligjor, demokratik e plotësisht funksional, që garanton dhe respekton të drejtat e njeriut dhe pakicave, një shteti të ri të orientuar drejt integrimeve rajonale dhe euroatlantike.

Presidenti Topi vlerësoi aksionin diplomatik të Presidentes Jahjaga për rritjen e rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, në funksion edhe të njohjeve të reja.

Presidentja e Kosovës ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në takimin e 38-të të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Konferencës Islamike e zhvilluar së fundi në Astana, Kazakistan, ku u arrit të miratohej një rezolutë e propozuar nga Shqipëria mbi Kosovën.

Presidenti Topi dhe Presidentja Jahjaga ndanë qëndrimin e përbashkët se zgjerimi i mëtejshëm e konkret i bashkëpunimit mes dy shteteve.

Duke u ndalur në bashkëpunimin në rajon, Presidenti Topi dhe Presidentja Jahjaga kanë vlerësuar se ai është shumë i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve shumëpalëshe si politike, ekonomike por edhe në kuadër të aspiratës së përbashkët të integrimit në familjen e madhe euroatlantike.

Publikuar: 12.07.2011 | 13:06
Lexuar: 251 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime