Kohët e fundit, pas tronditjes së pësuar nga divorci, Gibson ka tentuar rilindjen me filmin Mr. Beaver, falë Jodie Foster. Në planin sentimental, pasi la mënjanë raportin me Oksana Grigorieva, duket se është pasionuar edhe me një modele.
Mel Gibson nuk arrin dot të heqë dorë nga shishja as për një moment. E pastaj nervozohet kur paparacët e kanë kapur në dehje të plotë, teksa edhe kërkon ti japë makinës.
Episodi i fundit ka ndodhur në Malibu, kur aktori është fotografuar teksa dilte nga taverna Tony, dukshëm në gjendje të dehur. Kur dalloi praninë e fotografëve, Mel nuk ka ditur të rezistojë dhe është hedhur në sulm kundër tyre, ndonëse kjo nuk vlejti aspak dhe më pas aktori u ngjit në makinën e tij Smart për të mos rënë shumë në sy. Megjithatë, në atë pikë skandali ishte gatuar.
Kohët e fundit, pas tronditjes së pësuar nga divorci, Gibson ka tentuar rilindjen me filmin Mr. Beaver, falë Jodie Foster. Në planin sentimental, pasi la mënjanë raportin me Oksana Grigorieva, duket se është pasionuar edhe me një modele.
Ndërkohë që kanë sjelle diskutim deklaratat e tij omofobe, megjithëse ka menduar i vëllai homoseksual Andreë për ta mbrojtur fort. Sipas tij, jo vetëm që nuk ka fobi nga homoseksualët, por gjithashtu në momentin kur i ka treguar se pëlqente meshkujt, nuk është se e ka kritikuar shumë.
Mesa duket është thjesht alkooli që e transformon Melin dhe e bën të thotë gjëra që nuk i mendon vërtetë.