E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas dokumentarit të suksesshëm mbi udhëtimin e poetit anglez Lordit Byron në viset shqiptare të prodhuar nga Televizioni Britanik Channel Four, me protagonist aktorin e njohur të Holliëood Rupert Everet, tashmë një nismë e re ka filluar këtë sezon.
Nė gjurmėt e Bajronit tė panjohur




Nga: Auron Tare

Ideja për krijimin e një Itinerari Historik-Kulturor në gjurmët e Bajronit është konceptuar nga Auron Tare, një njohës i mirë i marrëdhënieve të Bajronit dhe Shqipërisë dhe bëhet në udhën që përshkoi poeti i njohur në shekullin e XIX me mikun e tij Hobhaus

Pas dokumentarit të suksesshëm mbi udhëtimin e poetit anglez Lordit Byron në viset shqiptare të prodhuar nga Televizioni Britanik Channel Four, me protagonist aktorin e njohur të Holliëood Rupert Everet, tashmë një nismë e re ka filluar këtë sezon.

“Krijimi i një itinerari historiko-turistik në gjurmët e Lordit Bajron por edhe të atyre figurave historike që e ndoqën atë më pas ” thotë Auron Tare, i cili po drejton tashmë një ekspeditë kalorësie britanike për 10 ditë nëpër Luginë e Drinosit.

Ekipi britanik i përbërë nga kalorës profesionistë dhe amatorë po udhëton në vargmalin e Lunxhërisë duke ndjekur udhëtimin që Bajroni kreu në 1809 për të ardhur në Tepelenë. Një udhëtim, i cili ishte jo vetëm unikal në kohën e tij por edhe një burim inspirimi për poezitë e mrekullueshme të Lordit Bajron, i cili pas kthimit në atdhe u shndërrua në një prej poetëve më të mëdhenj evropianë.

Kjo Ekspeditë, e para në llojin e vet, kërkon të krijojë një traditë por edhe të hapë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit kulturor në këtë zonë. “Duke ndjekur rrugën e Bajronit- vizitorët mund të njihen me vise shqiptare të cilat janë jashtë itinerareve turistike tradicionale por edhe për të vizituar një sërë qendrash historike dhe kulturore të panjohur” thotë Alexandra Mommersteeg, trainere e famshme e hipizmit në Garat e Royal Ascot, një garë e cila tradicionalisht hapet nga Mbreteresha e Anglisë dhe ku mblidhet aristokracia britanike.

Lord Bajron një personalitet shumë i fuqishëm artistik për kulturën evropiane influencoi një sërë udhëtarësh dhe intelektualësh, të cilët kërkonin të ndiqnin rrugëtimet e tij në Turqinë Evropiane duke u futur kështu në viset e egra të maleve shqiptare. “Influenca që Bajroni pati në një sërë personalitetesh të kohës për të vizituar Shqipërinë është e pa njohur”, thotë Auron Tare.

“Unë mund të përmend këtu Benxhamin Disraelin, Kryeministrin e famshëm anglez, i cili në rininë e tij ishte një nga admiruesit e mëdhenj të Bajronit dhe e ndoqi atë edhe në viset shqiptare duke na lënë një ditar të shkëlqyer mbi aventurën e tij”

Ekspedita, e cila tashmë është drejt përfundimit, ka qëndruar në një sërë fshatrash dhe qendrash historike duke habitur mjaft banorët e këtyre zonave, të cilët shikonin një karvan të gjatë me kuaj që kalonte aty pari. Veçantia e kësaj ekspedite është edhe numri i madh i kalorëseve femra të cilat kalërojnë pa vështirësi në terrenin malor të kësaj zone.

Ideja për krijimin e një Itinerari Historik-Kulturor në gjurmët e Bajronit është konceptuar nga Auron Tare, një njohës i mirë i marrëdhënieve të Bajronit dhe Shqipërisë. “Shpresojmë se kjo nismë të kthehet në një traditë, e cila të ketë mundësi të zhvillojë turizmin kulturor në këto vise- thotë Auron Tare.

“Në të ardhmen, shpresojmë se ky itinerar të kthehet në një rrugë historike, e cila të mund të lidhe Janinën me Tepelenën duke plotësuar kështu origjinalitetin e këtij udhëtimi. Ky itinerar mund të bëhet me kuaj apo edhe në këmbë nga të huaj apo edhe shqiptarë duke sjellë për vizitorët emocione të papërsëritshme. Po kështu potenciali ekonomik i këtyre udhëtimeve për ekonomitë rurale, të cilat janë jashtë vëmendjes së turizmit, është shumë i madh.

Megjithatë, ajo që të bie në sy, është gjendja katastrofike e monumenteve dhe pasurive kulturore të kësaj zone, që janë lënë në mëshirën e fatit. Është një turp i madh për politikën qendrore dhe atë lokale, për Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tepelenës, për të gjithë ata deputetë apo liderë lokalë, të cilët e kanë lënë Kalanë e famshme të Tepelenës në një gjendje të mjerueshme.

Imagjinoni këta udhëtarë britanikë, që pasi kanë udhëtuar për 10 ditë në gjurmët e Bajronit pasi kanë lexuar çdo darkë poezitë e mrekullueshme bajroniane e përfundojnë vizitën e tyre në një gropë me plehra që akoma quhet Kalaja e Ali Pashë Tepelenës” (Mapo)

Publikuar: 12.07.2011 | 15:40
Lexuar: 648 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime