E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëse do i qëndrojmë shumës që do merret hua, atëherë parlamenti do kushtojë më së paku 110 milion euro nga 40 milion që ishte deklaruar fillimisht.
Rrėzohet Piramida, ndėrtohet Parlamenti i ri


Komisioni i Ligjeve në Shqipëri ka miratuar të martën projektin për ndërtimin e parlamentit të ri tek Piramida në Tiranë. Në projektin e kaluar në komision nuk ka pasur të bashkangjitur një faturë financiare, edhe pse kjo ishte ajo çka pritej më shumë.

Pritet që fondet për parlamentin e ri, që sipas qeverisë pretendohet të ndërtohet para festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, të merren në Arabinë Saudite në formë kredie.

Nëse do i qëndrojmë shumës që do merret hua, atëherë parlamenti do kushtojë më së paku 110 milion euro nga 40 milion që ishte deklaruar fillimisht.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se ky do jetë parlamenti më modern në Evropë. Po ashtu, në projektligjin e miratuar është shmangur Bashkia e Tiranës për dhënien e lejes së ndërtimit.

Kështu, projekti do kalojë direkt në KKRRTRSh. Demokratët thonë se e kanë bazuar këtë qëndrim tek një vendim i Kushtetueses. /tema/

Publikuar: 12.07.2011 | 16:40
Lexuar: 615 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime