Ai ishte një njohës i jashtëzakonshëm i gjuhës dhe kulturës shqipe, ndërsa ka përkthyer në spanjisht pothuajse të gjithë korpusin letrar të Ismail Kadaresë, nga Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur tek Kronike në Gur, nga Koncerti deri tek Darka e Gabuar. Ai i dha gjithashtu lexuesit spanjoll dhe latino-amerikan një pjesë të përrallave shqiptare, një mision shumë i vështirë për çdo përkthyes.
Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare përkthyesi i njohur i letërsisë shqipe Ramon Sanchez Lizarralde. Lajmi bëhet i ditur nga familja e tij e cila thekson se Lizarralde ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme pas një sëmundje të rëndë.Lizarralde ishte përkthyesi më i njohur i letërsisë shqipe në gjuhën spanjolle.
Ai ishte një njohës i jashtëzakonshëm i gjuhës dhe kulturës shqipe, ndërsa ka përkthyer në spanjisht pothuajse të gjithë korpusin letrar të Ismail Kadaresë, nga Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur tek Kronike në Gur, nga Koncerti deri tek Darka e Gabuar. Ai i dha gjithashtu lexuesit spanjoll dhe latino-amerikan një pjesë të përrallave shqiptare, një mision shumë i vështirë për çdo përkthyes.
Ramon Sanchez përktheu edhe autorë të tjere si Mitrush Kuteli, Fatos Kongoli, Bashkim Shehu, Xhevahir Spahiu, Mimoza Ahmeti, Agron Tufa etj.Për përkthimet e tij nga gjuha shqipe Lizarralde fitoi në vitin 1993 Çmimin Kombëtar Spanjoll të përkthimit për romanin Koncerti të Ismail Kadaresë.
Në vitin 2005 ai u nderua nga Ministria e Kulturës e Shqiperise me çmimin "Pena e argjendtë" për kontributin e tij në promovimin e letërsisë dhe kulturës shqiptare në Spanjë dhe botë. Para disa koheëh, Mbreti Huan Carlos i Spanjës e nderoi përkthuesin e njohur me titullin Comendador i Urdhërit për Merita Civile "për kontributin e dhënë për njohjen dhe nxitjen e miqësisë midis popujve të Shqipërisë dhe Spanjës".Ramon Sanchez është gjithashtu autor i shumë botimeve dhe studimeve që lidhen me fushën e përkthimit dhe të studimeve shqiptare, për të cilat ai fitoi një njohje të gjerë ndërkombëtare. /Bota Sot/