E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komsioni Evropian dëshiron që të vendosë një propozim konkret për heqjen e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor para pushimeve verore, por ekzistojnë mundësi të vogla që ky vendim të miratohet në takimin e Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve -anëtare të BE-së të caktuar për më 15 korrik në Luksemburg, njoftoi agjencia austriake APA.
BE: Vendimi pėr heqjen e regjimit tė vizave pas pushimit












Komsioni Evropian dëshiron që të vendosë një propozim konkret për heqjen e regjimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor para pushimeve verore, por ekzistojnë mundësi të vogla që ky vendim të miratohet në takimin e Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve -anëtare të BE-së të caktuar për më 15 korrik në Luksemburg, njoftoi agjencia austriake APA.

Duke iu referuar një eksperti anonim në Komsionin Evropian agjencia citon se në takimin në Luksemburgut shefat e diplomacive të vendeve anëtare të BE-së do të mundin vetëm "të arrijnë marrëveshje për hapat e mëtejmë për liberalizimin e regjimit të vizave".

Radioja beogradase B92, duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel njofton se Këshilli i ministrave i Punëve të Jashtme i vendeve-anëtare të BE-së në takimin e tij të caktuar për më 15 qershor nuk do të marrë vendim për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Burime diplomatike për B92, citojnë se edhe pse shefat e diplomacive nuk do të debatojnë për liberalizimin e vizave në takimin e qershorit, kjo çështe megjithatë do të shqyrtohet në takimin e ministrave të punëve të brendshme të anëtarëve të BE-së që do të mbahet më 4 dhe 5 korrik në Luksemburg. Sipas paralajmërimeve në Bruksel eurokomisari për drejtësi Zhak Baro në këltë takim do të parashtrojë raport për gjendjen aktuale lidhur me këtë çështje.

Sipas APA-s, në Bruksel bëhet një debat aktiv" me temën e liberalizimit të vizave, por tani për tani nuk ka përgjigje të mjaftueshme nga vendet anëtare të BE-së për propozimin e mëparshëm të Eruokomisionit.

Komsioni pret që gjatë gjysmës së parë të qershorit të marrë qëndrime të mjaftueshme nga anëtaret e BE-së, ku do të mund të jepet një propozim konkret, mbi bazën e të cilit Këshilli i ministrave i Unionit do të duhet që të marrë vendim për liberalizimin e vizave. "Për këtë do të duhet edhe pak kohë shtesë" thotë burimi anonim i APA-s.

Eurokomisari për zgjerim Oli Ren para dy javëve deklaroi se Komisioni Evropian ka për qëllim që deri në fund të qershorit në Këshillin e ministrave të BE-së të paraqitë propozimet për hejqen e vizave për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilët i plotësuan kushtet për liberalizimin e vizave.

Ren theksoi se pas kësaj Këshilli i ministrave do të duhet që të vendosë se cilat vende e meritojnë që të gjenden në "Listën e bardhë shengen"

"Qëllimi ynë është që vendimi "për librelizimin e vizave" të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2010", tha Reni.

Komsioni evropian në raportin e tij para pak kohësh vlerësoi se tani për tani vetëm Maqedonia i plotëson kushet për liberalizimin e vizave, dhe sipas burimeve diplomatike në Bruksel, mbetet e paqartë nëse do të shkohet në vendime individuale apo megjithatë do të merret vendim që vizat të hiqen në pako në të cilën përveç Maqedonisë do të hynte edhe Serbia dhe Mali i Zi.

Sipas të njëjtave burime Maqedonia i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, Serbia dhe Mali i Zi kanë rezultate të mira, por edhe mangësi të caktuara, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë mundësi për heqjen e vizave për një të ardhme të afërt.

Publikuar: 30.05.2009 | 18:12
Lexuar: 591 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime