E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pjesë e këtij fondi janë: Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Islanda, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Turqi si dhe Kosova.
BE, 5.5 miliardė € pėr vendet qė aspirojnė integrimin






Vendeve që aspirojnë të jenë anëtare të Bashkimit Evropian u është akorduar një fond prej 5.5 miliard euro për periudhën 2011-2013. Fondi i dhënë nga Komisioni Evropian është për financimin e reformave të vazhdueshme që kërkon procesi i anëtarësimit në BE.

Pjesë e këtij fondi janë: Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Islanda, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Turqi si dhe Kosova.

Sipas Komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, fondi duhet të shërbejë si katalizator për të çuar përpara reformat në këto vende.

“Mbështetja e BE-së do të ndikojë drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve duke kontribuar për përmirësimin e sundimit të ligjit, në qeverisje, kushtet sociale dhe perspektivat ekonomike, praktikisht e nevojshme që dhe vendet e prekura nga krizat të tejkalojnë këtë situatë”, tha Fule.

Mbështetja finaicare do të fokusohet në fushat si reformat në sistemin e drejtësisë, administratës publike, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërtimin e një shoqërie civile të gjallë, promovimin e reformave dhe të bashkëpunimit rajonal në arsim dhe mbështetje për krizën ekonomike përmes investimeve në projekte të infrastrukturës strategjike.

Kroacia 430 milion

Islanda 28 milion

Maqedonia 304 milion

Turqia 258 milion

Shqipëria 257 milion

Bosnje Hercegovina 314 milion

Mali i Zi 91 milion

Serbia 587 milion

Kosova 203 milion

Program i përbashkët 520 milion

Bashkëpunimi ndërkufitar 214 milion

Publikuar: 13.07.2011 | 12:17
Lexuar: 551 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime