E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Autogjiganti i dikurshëm amerikan Xheneral Motors planifikon të hënën të këkrojë mbrojtje gjyqësore nga kreditorët dhe në këtë mënyrë ta shmangë likuidimin, sqaroi Agjencia Blumberg, duke theksuar se ky do të jetë falimentimi më i madh në historinë e SHBA-së në sektorin jofinanciar.
Xheneral Motors para shpalljes sė falimentimit












Autogjiganti i dikurshëm amerikan Xheneral Motors planifikon të hënën të këkrojë mbrojtje gjyqësore nga kreditorët dhe në këtë mënyrë ta shmangë likuidimin, sqaroi Agjencia Blumberg, duke theksuar se ky do të jetë falimentimi më i madh në historinë e SHBA-së në sektorin jofinanciar.

Xheneral Motors do ta shesë pjesën më të madhe të pasurisë së tij në pajtim me porcedurën e falimentimit, thuhet sipas një burmi të afërt të pordhuesit më të madh të automjeteve në botë.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se presidenti i SHBA-së Barak Obama gjithashtu të hënën do të flasë për reformat në Xheneral Motors, kur skadon afati i fundit, që sipas vendimit qeveritar, duhet patjetër të përgatisë program për reformat apo të ballafaqohet me falimentim.

Të enjten kompania aksinarëve i ofroi aksione me vlerë prej 27 miliardë dollarësh, me të cilën do t'i mundësojë që të marrin 25 për qind nga pjesa e ardhshme e kompanisë së reformuar Xheneral Motors.

Paraprakisht aksionarët me shumicë të votave e hodhën poshtë tentimin e Xheneral Motors ta zvoglojë borxhin në atë mënyrë që kreditorët do t'i kishte dëmshpërblyer me aksione, në vend të parave. Ajo praktikisht i shkatërron të gjitha shpresat se fati i kompanisë do të mund të zgjidhet jashtë porcedurës së falimentimit.

Kriza globale dhe financiare rëndë e ka goditur Xheneral Motorsin dhe po të mos merret ndihmë financiare nga Qeveria amerikane kompania do të falimentonte prej kohësh, kurse dhjetëra mijë punëtorë do të mbeteshin pa punë.

Publikuar: 30.05.2009 | 18:52
Lexuar: 433 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime