Marrëveshjen e firmosën zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski dhe ministri kinez i Tregtisë së Jashtme, Gao Huçeng, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.
- Maqedonia fitoi grant me vlerë prej 2,2 milionë euro nga Republika Popullore e Kinës për të cilin sot në Qeverinë e Maqedonisë u nënshkrua marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe teknik midis dy qeverive.
Marrëveshjen e firmosën zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Vasko Naumovski dhe ministri kinez i Tregtisë së Jashtme, Gao Huçeng, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Dy bashkëbiseduesit e theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral midis dy vendeve, zhvillimin e marrëdhënieve miqësore, si dhe bashkëpunimin ekonomik dhe teknik i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Huçeng është i kënaqur nga zhvillimi i këmbimit ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve, veçanërisht nga rritja e këmbimit tregtar.
"Gjatë vitit 2010, këmbimi tregtar bilateral e arriti nivelin para krizës globale dhe ishte më i madhi në histori. Kjo veçanërisht ka të bëjë me eksportin e Maqedonisë në Kinë, i cili u rrit trefish", tha Huçeng.
Bashkëpunimi tregtar midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës është larg asaj që është potencial i bashkëpunimit, vlerësuan ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi dhe ministri kinez i Tregtisë Gao Huçeng, i cili sot qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Për momentin këmbimi tregtar me Kinën është 400 milionë dollarë që është vetëm 3 deri 4 për qind nga këmbimi ynë. "Jemi larg asaj që është potencial i bashkëpunimit. Në këtë moment këmbimi tregtar midis dy vendeve reduktohet në 400 milionë dollarë, por vlerësojmë se ka hapësirë për bashkëpunim", deklaroi ministri Besimi pas takimit.
Sipas tij, është i nevojshëm rishqyrtimi i marrëveshjes për tregti të lirë dhe lehtësimin e procedurave doganore, ndërsa konceptin e zonave zhvillimore tekonologjike-industriale të cilin e zhvilloi Maqedonia e sheh si një nga mundësitë për zhvillim dhe bashkëpunim dhe si një hap përpara në pikëpamje të investimeve.
"Në politikën globale të Kinës për afrimin e biznesit drejt tregut evropian mendoj se Maqedonia mund ta shfrytëzojë mundësinë dhe të bëhet pjesë e këtyre lëvizjeve të investimeve kineze në Evropë. Mendoj se jemi në rrugë të drejtë. Ka vizita konkrete dhe projekte siç është Lugina e Vardarit dhe nëse në mënyrë aktive jemi fokusuar në bashkëpunimin me Kinën edhe një bashkëpunim proaktiv do të japë rezultate", tha Besimi.
Ministri kinez i Tregtisë nënvizoi se investimet mund të jenë shtytja kryesore e bashkëpunimit ekonomik midis dy shteteve dhe Qeveria kineze i mbështet kompanitë kineze të investojnë në Maqedoni, veçanërisht në rikonstruimin e infrastrukturës hekurudhore dhe energjetikë.