E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Mendoj se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë nuk cenojnë sovranitetin e Kosovës”, tha raportuesja. Sipas Lunacek, as nxjerrja e targave “KS” për serbët nuk paraqet asnjë shkelje të sovranitetit.
PE: Marrėveshjet me Serbin nuk kėrcėnojnė Kosovėn







Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek theksoi se marrëveshjet që ka arritur Kosova me Serbinë, nuk cenojnë integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, pasi sipas saj ato janë arritur në mes të dy vendeve të pavarura. Ajo është e bindur se marrëveshjet nuk prekin asnjë milimetër të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Mendoj se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë nuk cenojnë sovranitetin e Kosovës”, tha raportuesja. Sipas Lunacek, as nxjerrja e targave “KS” për serbët nuk paraqet asnjë shkelje të sovranitetit.

E pyetur në lidhje me ndikimin që mund të kenë këto marrëveshje në liberalizimin e vizave për Kosovën, Lunaçek pohoi se procesi i bisedimeve dhe ai i liberalizimit janë të ndara, megjithatë ajo nuk e mohon mundësinë që për BE-në këto marrëveshje janë inkurajim për fillimin e dialogut për vizat me Kosovën.

Publikuar: 14.07.2011 | 16:34
Lexuar: 359 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime