E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këto rajone temperaturat sillen deri më 40 gradë celsius, e cila është vetëm disa gradë në prag të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Kujdes, arrin nė 4 shkalla e rrezikut nga i nxehti










Vazhdimi i valës së nxehtë në Maqedoni ka detyruar autoritetet e shëndetësisë së ngrenë alarmin nga shkalla III në IV. Një gjë e tillë imponon ndërhyrje të institucioneve, pasi shëndeti i qytetarëve është në rrezik.

Vala e të nxehtit po godet më së shumti Maqedoninë Veriperëndimore dhe juglindore.

Në këto rajone temperaturat sillen deri më 40 gradë celsius, e cila është vetëm disa gradë në prag të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

“Tetova, Gostivari dhe Gjevgjelia janë në fazën e portokalltë të plan veprimit për valën e të nxehtit. Ne nuk pritëm që të përfshiheshin të gjitha rajonet në fazën e portokalltë, por dje erdhi propozimi nga ministria e shëndetësisë.

Këto masa nënkuptojnë: Orar të shkurtuar pune për gratë shtatzëna dhe për personat me sëmundje kronike, si dhe atyre t’u rekomandohet të qëndrojnë në shtëpi..”, tha Mihaill Kuçubovski, anëtar i komisioni për ndryshime klimatike.

Këto masa u miratuan dje nga Qeveria në mbledhjen e jashtëzakonshme. Të moshuarit dhe të sëmurët kronikë kërkojnë vëmendje më të veçantë. Ata janë më të shpeshtët që kërkojnë ndihmë nga urgjenca ose ndihma e shpejtë. Thirrjet e tyre janë shtuar në 20 % më shumë nga situata normale. Sot deri në mesditë pati ndërhyrje në 40 raste.

“Në këtë periudhë ndodhin gjendje të fikëti, që janë të zakonshme për këtë periudhë të vitit. Fatmirësisht, këtë javë nuk janë në numër aq të theksuar. Ka raste të fikëti edhe të të rinjve, pra tek njerëz të shëndetshëm dhe jo vetëm tek të moshuarit, por fatmirësisht nuk janë në numër të madh”, tha Dushan Mançevski, mjek i ndihmës së shpejtë.

Rekomandimet e qeverisë kanë filluar ti respektojnë të gjithë qytetarët, përfshi edhe punëdhënësit.
Kujdes, arrin në 4 shkalla e rrezikut nga i nxehti

Por firmat e angazhuara të punojnë në projektin e qeverisë “Shkupi 2014” nuk po i respektojnë ato. Punëtorët e tyre punonin edhe në orën 14;00 kur temperaturat janë më të larta. Nga Inspektorati shtetëror i punës thanë se në përputhje me ligjin e sigurisë dhe shëndetit, do të bëjnë kontrolle intensive për respektimin e masave për mbrojtjen e sigurisë dhe të shëndetit të punëtorëve, kudo ku ata punojnë.

Në pajtim me plan veprimin për përballjen e temperatura të larta, edhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë filloi që në pikat më frekuentuese të Shkupit të ndajë ujë dhe të ndihmojë qytetarët në matjen e tensionit.

Ju rikujtojmë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, për përballjen me temperaturat e larta:

- Të evitohet çfarëdolloj aktiviteti i mundimshëm
- Të qëndrohet në hapësira të mbyllura, me ajër të kondicionuar
- Të vishen rroba me ngjyra të hapura dhe të lehta
- Për diellin të përdoren syze dhe kapele
- Të konsumohen sasi të vogla ushqimi dhe të evitohen yndyrat
- Të konsumohet sasi e madhe lëngjesh
- Të shmangen pijet alkoolike dhe ato që përmbajnë kafeinë si dhe pijet shumë të ftohta

Më shumë kujdes të bëjnë të sëmurët kronik, të cilët të respektojnë terapinë e rekomanduar.

Publikuar: 14.07.2011 | 08:38
Lexuar: 414 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime