E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Maqedonia ka stabilitet, Maqedonia ka ardhmëri të mirë sa i përket rritjes ekonomike, ndërsa disa shtete të tjera të rajonit tashmë kanë marrë përfitime nga hyrja e bankave të huaja në vitet ‘2000 dhe tani në fakt nuk janë atraktive”, tha Juxhell Inan, drejrtor ekzekutiv i HalkBank.
‘HalkBank’ hyri zyrtarisht nė Maqedoni







Banka turke HalkBank zyrtarizoi hyrjen e saj në tregun bankar në Maqedoni përmes riemertimit të Ik Bankës nga Shkupi.

Drejtori ekzekutiv i kësaj banke Juxhel Inan e cila sipas fitimit të arritur radhitet e 6-ta në botë, theksoi se mundësia për rritje të shpejtë ekonomike të Maqedonisë dhe stabilitetit të sistemit bankar në vend, ka ndikuar që kjo bankë turke të marrë vendim që të hyjë pikërisht në tregun e Maqedonisë.

“Maqedonia ka stabilitet, Maqedonia ka ardhmëri të mirë sa i përket rritjes ekonomike, ndërsa disa shtete të tjera të rajonit tashmë kanë marrë përfitime nga hyrja e bankave të huaja në vitet ‘2000 dhe tani në fakt nuk janë atraktive”, tha Juxhell Inan, drejrtor ekzekutiv i HalkBank.
HalkBank hyri zyrtarisht në Maqedoni

Inan u shpreh se Halk Bank do të synojë që të bëhet bankë kryesore në Maqedoni përmes ofrimit të shërbimeve me kamata më të ulëta.

“Strategjia jonë për tërheqjen e klientëve të rinj është e thjeshtë. Ne do të jemi më të mirë nga konkurrenca sepse do të jemi shumë konkurrentë në çmime, dhe kemi ndër kamatat më të ulëta në këtë treg”, tha Juxhell Inan drejtor ekzekutiv i HalkBank.

HalkBank është një ndër bankat kryesore në Turqi dhe këtë e vërteton edhe kapitali i saj i cili në vitin 2010 ka pasur fonde aktive prej 35 miliardë eurosh, ndërsa kapitali i saj ka arritur në 3.5 miliardë euro. Shkalla e kthimit të kapitalit gjatë vitit të kaluar arriti nivelin prej 30 %, ndërsa fitimi neto i kësaj banke në vitin 2010 kapi shifrat prej 1 miliardë eurosh.

Publikuar: 14.07.2011 | 17:42
Lexuar: 1312 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime