Kjo rritje frekuentimi e Maqedonisë është rezultat i subvencionimeve që jep shteti për punonjësit turistik. Besimi theksoi se Qeveria synon që në Maqedoni të kthej nivelin e turistëve nga e kaluara kur e vizitonin nga 1 milion turistë për çdo vit.
Numri i turistëve në Maqedoni në 6 muajt e parë të këtij viti arriti shifrat e 180 mijëve, prej të cilëve 106 mijë të huaj, ose 20 % më tepër në krahasim me vitin e kaluar. Shifrat e tilla i prezantoi ministri aktual i ekonomisë Fatmir Besimi pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të organizatës turistike botërore Taleb Rifai.
Sipas tij, kjo rritje frekuentimi e Maqedonisë është rezultat i subvencionimeve që jep shteti për punonjësit turistik. Besimi theksoi se Qeveria synon që në Maqedoni të kthej nivelin e turistëve nga e kaluara kur e vizitonin nga 1 milion turistë për çdo vit.
Sinjalet tashmë janë pozitive. Turizmi në Maqedoni në vitin 2011 krahasuar me vitin 2010 shënon një rritje prej 6.4 % në përgjithësi, ndërsa vetëm niveli i turistëve të huaj është rritur për 20 %, tha Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore turistike Rifai, i impresionuar nga natyra dhe kushtet për zhvillimin e turizmit, pranoi se nuk e ka besuar se Maqedonia mund të bënte një progres të tillë në këtë sektor.
Jemi shumë të kënaqur nga progresi që është bërë në sektorin e turizmit. E kam patjetër të them se isha jashtëzakonisht i habitur me zhvillimin e infrastrukturës dhe prodhimet e sofistikuara në Ohër. Gjithë kjo ishte më tepër se sa unë kisha pritur të shihja këtu, tha Taleb Rifai sekretar i përgjithshëm i organizatës turistike botërore.
Ministri Besimi dhe sekretari i përgjithshëm i organizatës turistike botërore u shprehen se shtetet e rajonit duhet të ofrojnë bashkërisht oferta turistike nëpër Evropë dhe botë. Përveç turizmit liqenor, Maqedonia do të vazhdojë të prezantohet edhe përmes turizmit malor dhe rural.
Nevzat Mamuti