E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Imran Shabani nga Zyra për ZHEL dhe implementim të projekteve foli për përvojat e Komunës së Gostivarit në absorbimin e Fondeve të BE, duke përmendur një sërë projektesh që ka realizuar komuna të financuara nga këto fonde.
Tribunė e hapur pėr absorbim tė fondeve tė BE-sė








Fondet e BE – mundësi apo sfidë për zhvillimin lokal, ishte tema e tribunës së hapur e cila u mbajt në Komunën e Gostivarit në organizim të Instituti për demokraci ”Societas Civilis” – Shkup (IDSCS) në bashkëpunim me Qendrën evropiane për zhvillim,tolerancë dhe bashkëpunim – Gostivar.

Qëllimi i kësaj tribune ishte analizimi më me kujdes i fondeve të Bashkimit Evropian dhe mënyra e shfrytëzimit të tyre në vendin tonë.

Imran Shabani nga Zyra për ZHEL dhe implementim të projekteve foli për përvojat e Komunës së Gostivarit në absorbimin e Fondeve të BE, duke përmendur një sërë projektesh që ka realizuar komuna të financuara nga këto fonde.

Për përvojat e bashkëpunimit të pushtetit lokal me sektorin joqeveritar foli Gëzim Haxhiejup nga Seksioni për bashkëpunim me OJQ-të dhe qytetarët.

Koordinatorja e projektit Josipa Rizanoska nga IDSCS, njoftoi se në kuadër të këtij projekti, për komunat dhe organizatat joqeveritare do të organizohen trajnime për thithje të fondeve të BE-së.
Tribunë e hapur për absorbim të fondeve të BE-së
Tribunë e hapur për absorbim të fondeve të BE-së

Publikuar: 14.07.2011 | 20:21
Lexuar: 480 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime