Ka disa ditë që nëpër qarqe dhe media të ndryshme flitet për një lidhje të mundshme mes këngëtarit Blero dhe aktores së mirënjohur kosovare Teuta Krasniqit.
Ka disa ditë që nëpër qarqe dhe media të ndryshme flitet për një lidhje të mundshme mes këngëtarit Blero dhe aktores së mirënjohur kosovare Teuta Krasniqit.Të gjithë fjalët "plasën",pas mbarimit të "VideoFestit",ku në ahengun e organizuar pa këtij spektakli, Blero ishte i shoqëruar nga Teuta.
Lidhja e Teutës me Valonin,ish-pjesëtar i grupit "Kthjellu" si duket ishte ftohur kohëve të fundit dhe sipas disa informatave ata nuk kalonin mirë me njëri-tjetrin.Blero,një mik i vjetër i familjes Krasniqi,shok i ngushtë i Memlit,i cili edhe e bëri të njohur në publik tashmë si duket mund të bëhet edhe "pjesëtar" i kësaj familje.Mediat kosovare këto ditë kanë shkruar edhe rreth një fejese të mundshme mes Bleros dhe Teutës, por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga ata të dy.
Ndoshta,një lidhje e bukur do funksiononte si duhet,të dy të njohur dhe të dy të dashur për publikun kosovar.Fotot të cilat u publikuan nga pronari i lokalit ku është mbajtur ahengu,menjëherë ishin larguar ndoshta me intervenim të dikujt por,"Panorama plus" i siguroi ato për të qenë sa më trasparentë para lexuesve.Nga këto foto shihet qartë se mes tyre diçka po "zien".
KUSH ËSHTË TEUTA KRASNIQI
Në kërkim të një roli të madh, por plot me oferta, si aktore dhe prezantuese.Vajza duket se e ka gjithçka të lehtë pasi të jesh një vajzë e bukur ka sigurisht pluset e veta.Por nëse kësaj i shton një vullnet të çeliktë, atëherë po, që ke në dorë çelësat e duhur për të arritur suksesin e dëshiruar.Ajo ka lindur në Prishtinë në një familje të emancipuar, ku është ushqyer me ndjenjën dhe dashurinë për artin.Prandaj edhe vetë nuk kishte sesi të mos lidhej pikërisht me artin.
Ka mbaruar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, degën e artit dramatik, ndërkohë që tani po vazhdon studimet e pasdiplomës.Ajo është vajza e Milzaim Krasniqit,një figurë tepër e shquar në Kosovë dhe motra e Memli Krasniqit ish-këngëtar kurse tashmë zëdhënës i qeverisë së Kosovës.
Nuk e ka prekur ende kulmin,por vazhdon të punojë me shumë vullnet e përkushtim në profesionin e saj të aktrimit për të arritur në caqet e dëshiruara.Dhe duket se ia ka parë hairin aktrimit,sepse nga djersa e saj në këtë profesion arrin të jetojë si pakkush në Kosovë që merret me këtë punë.Është njëra ndër aktoret më të angazhuara për momentin dhe më të pëlqyera. Mjaft e zënë rreth provave dhe xhirimeve në serialin "Kafeneja jonë",por si duket për të boll nuk ka.
Sepse, sikur të mos i mjaftojë kjo,Teuta ka bërë një hap më tej duke u angazhuar në një serial të ri me titull "Spitali KS",i cili po transmetohet në KTV.Po tashmë jo si aktore,por si bashkëproducente. Aktualisht është e angazhuar edhe në një projekt tjetër,frytet e të cilit publiku do të mund ti shijojë kur ai së shpejti të shfaqet në RTK.
Është fjala për një emision të ri në televizionin publik, i cili do të ketë karakter humanitar.Çdo ditë e re është një dhuratë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht në mënyrë që të ndjehemi të gjallë dhe të dobishëm për vete dhe njerëzit e dashur, thekson aktorja.
Blerand Rexhepi