E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Cari Ivan mbeti jetim nga i ati në moshën 3-vjeçare dhe në këto rrethana Cari i ardhshëm i Rusisë duhej që të përballej me të gjitha negativitetet dhe shfrytëzimin e klasës sunduese të fisnikëve.
Katedralja katėr shekullore qė “lidh” tokėn me qiellin









Në të kaluarën njihej si “Jerusalemi”, kurse tani quhet katedralja e Shën Bazilit dhe është cilësuar sii Kisha e Virgjëreshës Mari, nënës së Krishtit.

Kjo katedrale u konceptua fillimisht nga një car që të tmerrshëm kishte mbi të gjitha vullnetin dhe këmbënguljen për të luftuar deri në fund bojarët e urryer.

Monumenti përbëhet nga tetë kisha që rrethojnë një të nëntë përreth. Ndërsa një kishë e dhjetë tjetër ndodhet pak më larg tyre. Katedralja konsiderohet si qendra gjeometrike e Moskës.

Punimet për ndërtimin e saj nisën në vitin 1555 dhe përfunduan me kurorëzimin e katedrales më 12 korrik të vitit 1561. Për 40 vjet resht ka qenë struktura më e lartë e qytetit të Moskës. Sot sheshi para saj dhe ai vetë admirohen nga turistët që vizitojnë kryeqytetin rus dhe katedralja vizitohet nga nostalgjikët e besimtarët sigurisht.

Unike në lloj

Kjo katedrale është unike në llojin e vet dhe mbetet edhe sot e kësaj dite simboli i një arkitekture që ka bërë bashkë artin rus me atë bizantin, me ndikimin e rrymave të tjera arkitekturore, mes të cilave edhe rryma italiane e kohës. Ivani i Tmerrshëm e kërkoi ndërtimin e saj për të festuar fitoret e tij.

Çdo kishë më vete përfaqësonte një fitore në luftën e pamëshirshme kundër armiqve. Për të ndërtuar këtë vend, që do të celebronte luftërat, ai thirri në oborrin e tij arkitektin më të famshëm dhe më në zë të kohës dhe e urdhëroi që të krijonte një monument që do të shënjonte mbretërimin dhe sundimin e tij.

Duhet të ishte diçka me të vërtetë mjeshtërore dhe e jashtëzakonshme, e paparë më parë në faqen e tokës, një ndërtim që do të bënte bashkë jetën tokësore me atë qiellore, një lidhje mes Zotit dhe njeriut përmes një simbologjie të fortë politike.
Si u ndërtua

Cari Ivan mbeti jetim nga i ati në moshën 3-vjeçare dhe në këto rrethana Cari i ardhshëm i Rusisë duhej që të përballej me të gjitha negativitetet dhe shfrytëzimin e klasës sunduese të fisnikëve. Ai qeverisi përmes së ëmës, Helenës dhe pas vdekjes së saj arriti që përmes aleancave dhe intrigave të mbizotëronte ndaj rivalëve të tij.

Vetëm mbërritja e gruas së tij, e cila u zgjodh mes 1500 vajzave ruse, arriti që t’ia qetësonte tërbimin dhe zemëratën e madhe. Në këto rrethana, ai donte që të pajtohej dhe me Zotin dhe për këtë ndërtoi një katedrale që i ngjante më shumë një anijeje që do ta çonte drejt qiellit dhe “mbretërisë” së tij të pafundme.

Publikuar: 17.07.2011 | 10:10
Lexuar: 686 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime