E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga LSDM thanë se ndryshimet e këtilla janë antikushtuese dhe në kundërshtim me frymën e marrëveshjes kornizë dhe si të tilla e rrënojnë karakterin unitar të shtetit.
Nesėr miratohet ligji pėr simbolet










Nesër në Kuvendin e Maqedonisë pritet të miratohen ndryshimet në ligjin për përdorimin e simboleve të bashkësive etnike. Debati për këto ndryshime ka përfunduar në një atsmoferë të tensionuar për shkak të reagimeve të shumta të partive opozitare.

Nga LSDM thanë se ndryshimet e këtilla janë antikushtuese dhe në kundërshtim me frymën e marrëveshjes kornizë dhe si të tilla e rrënojnë karakterin unitar të shtetit.

Ndryshe nga opozita maqedonase, PDSH-ja opozitare ka reaguar duke thënë se ndryshimet e ofruara nuk zgjidhin përfundimisht çështjen e përdorimit të flamurit kombëtar.

Me ndryshimet e paraqitura nga BDI-ja, flamuri kombëtar do të mund të përdoret në njësitë e vet-administrimit lokal në manifestime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare si dhe gjatë vizitave të personaliteteve të jashtme, por flamuri i bashkësive do të jetë në madhësi më të vogël në raport me flamurin shtetëror.

Pas miratimit të këtyre ndryshimeve pritet të shqyrtohet edhe pika tjetër e marrëveshjes mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së për rastet e Hagës përmes interpretimit autentik të ligjit për amnisti.

Publikuar: 17.07.2011 | 20:52
Lexuar: 471 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime