E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për përparimin e mbrojtjen e preventivës shëndetësore janë sjellë një numër i madh i strategjive - për amësi të sigurt, për shëndet seksual dhe reproduktiv, për sëmundje jongjitëse, për zhvillim demografik...është vendosur vaksinë e detyrueshme kundër virusit HPV, rregullore e re për imunizim...
Osmani: Kthyem optimizmim nė shėndetėsi








- Prej vitit 2008 është investuar shumë në modernizimin e shëndetësisë, por më e rëndësishmja prej të gjithave është kthimi i optimizmit të pacientëve në sistemin shëndetësor, i cili pas 20 viteve lënie anash ofron diagnostifikim dhe tretman më kualitativ, tha ministri i Shëndetësisë në largim, Bujar Osmani në konferencën për shtyp për projektet më të rëndësishme që i ka bërë gjatë kohës së mandatit trevjeçar ministror.

Vlerësimin për punën e tij ia le qytetarëve, por konsideron se ka qenë e suksesshme sepse në çdo sfidë të realizuar, siç tha ai, shëndetësia ka qenë një hap më afër qëllimit. Reformën që e ka planifikuar, dhe nuk ka arritur ta përfundojë është sigurimi shëndetësor, ose pakot e shërbimeve shëndetësore për të cilën i është dashur konsensus i gjerë shoqëror.

"Mundi i investuar konsideroj se ka rezultuar me një numër të madh të projekteve të suksesshme të realizuara, por edhe aktivitete të cilat në vijim edhe do të vazhdojnë ta ndryshojnë shëndetësinë në Republikën e Maqedonisë... Në tre vitet e fundit shëndetësia është ndryshuar në drejtim pozitiv... kemi pacientë më të kënaqur", tha Osmani.

Planifikon t'i kthehet asaj që më shumë e don dhe i mungon - profesionit mjekësor. Në pyetjen e gazetarëve nëse edhe pasardhësi i tij Nikolla Todorov, i cili me profesion është jurist, në mënyrë të suksesshme do t'i vazhdojë reformat e filluara, Osmani u përgjigj se zgjedhja që një mjek të jetë ministër i Shëndetësisë nuk është faktor kyç për sukses në sektorin dhe se është e rëndësishme që ai të jetë menaxhues i mirë për t'i zbatuar në mënyrë të suksesshme politikat e Qeverisë.

Në raport Osmani i numëroi projektet kryesore, ndërsa midis tyre shtylla, siç tha, është modernizimi. Vlera e të gjitha investimeve në shëndetësi arrin vlerë prej 150 milionë euro dhe mbulon furnizimin e pajisjeve më moderne mjekësore, që është investimi më i madh në 20 vitet e fundit (12 kompjuter tomografie, gjashtë rezonanca magnetike, dy angiografi, 40 EHO aparate gjinekologjike, makina për frymëmarrje artificiale, inkubatorë, aparate për anestezi... si dhe rikonstruim i brendshëm i spitaleve dhe institucioneve publike shëndetësore në numër të madh të komunave nëpër Maqedoni. Investimi është në vlerë prej 100 milionë euro dhe është më i madhi deri më tani për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore.

Për përparimin e mbrojtjen e preventivës shëndetësore janë sjellë një numër i madh i strategjive - për amësi të sigurt, për shëndet seksual dhe reproduktiv, për sëmundje jongjitëse, për zhvillim demografik...është vendosur vaksinë e detyrueshme kundër virusit HPV, rregullore e re për imunizim...

Midis projekteve tjera në tre vitet e fundit janë transformimi i Spitalit ushtarak në Spital të qytetit, furnizimi i centralizuar i insulinës për spitalet e diabetit, mbi 300 punësime të punëtorëve shëndetësorë, strategjia për përparimin e shërbimeve urgjente mjekësore, sigurimi i plotë shëndetësor për qytetarët e RM-së; një numër të madh të ligjeve dhe ndryshimeve, midis tyre edhe ligji për transplantim të organeve dhe indeve njerëzore, bashkëpunimi në lëminë e farmacisë, zgjerimi i listës pozitive me 75 barna të reja gjenerike, sistemi i integruar informativ shëndetësor...

"Mbetet edhe shumë për t'u bërë, edhe shumë projekte të cilat duhet të përfundojnë dhe të reja të cilat duhet të realizohen. Të gjitha këto projekte është dashur të fillojnë para dhjetë deri 15 viteve. Të gjitha problemet që i kemi pasur në këtë mandat ishin manifestimi i mospërfilljes së sistemit në 20 vitet e fundit", theksoi Osmani në raportin për udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë në tre vitet e fundit.

Publikuar: 17.07.2011 | 21:10
Lexuar: 506 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime