Në të shtohet se dukuri të reja të dëmeve të vogla të objekteve më të dobëta në territoret e Vallandovës, Dojranit, Gjevgjelisë dhe Strumicës munden eventualisht të ndodhin si reagim i vonshëm dinamik në vetë objektet e tërmeteve kryesore nga 24 i muajit të kaluar apo të shkaktohen nga shkaktarë të tjerë (dridhje gjatë ndërtimeve, erëra të fuqishmje...).
Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup sot i përgënjeshtroi pohimet e disa mediave të caktuara se për disa orë apo ditë do të ndodh tërmet katastrofal në territorin e Vallandovës, Dojranit, Gjevegjelisë dhe Strumicës, duke theksuar se nuk ekzistojnë kurrfarë paralajmërime apo argumente në në kuadër të pohimeve të këtilla.
"Nuk ka kurrfarë parashikimesh për tërmet të këtillë në cilindo rajon të territorit të Republikës së Maqedonisë, e as parashikimet e këtij lloji nuk bazohen shkencëtarisht. Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, me rrjetin e vet telemetrik të stacioneve sizmologjike në Ohër, Manastir, Vallandovë, Shtip, Krushevë, Kriva Pallankë, si dhe stacionet e rrjetit HEC "Kozjak", akoma regjistron tërmete të serisë së tërmeteve nga rajoni epiqenror i Vallandovës, të cilat janë aktivitet i pritur aftershok pas tërmeteve kryesore në këtë rajon nga data 24 e muajit të kaluar. Këto tërmete janë me shpeshtësi dhe fuqi më të vogël", thuhet në kumtesën e sotme të Observatorit sizmologjik.
Në të shtohet se dukuri të reja të dëmeve të vogla të objekteve më të dobëta në territoret e Vallandovës, Dojranit, Gjevgjelisë dhe Strumicës munden eventualisht të ndodhin si reagim i vonshëm dinamik në vetë objektet e tërmeteve kryesore nga 24 i muajit të kaluar apo të shkaktohen nga shkaktarë të tjerë (dridhje gjatë ndërtimeve, erëra të fuqishmje...).
Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup është institucioni i vetëm i autorizuar me ligj për ndjekjen e aktiviteteve sizmologjike të territorit të Republikës së Maqedonisë, dhe sipas kësaj pritet të konsultohet e para në rast të paraqitjes së tërmeteve apo frikës për paraqitjen e tij.