E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pastroni totalisht frigoriferin, boshatiseni dhe lerini dyert e tij të hapura.Hiqini te gjitha prizat e pajisjeve elektro-shtëpiake te furres,mikrovales, pjatalarëses, lavatrices, bojlerit, kompjuterit, televizorit e antenës (kjo e fundit tërheq rrufetë).
Ja cfare nuk duhet te harroni para se te niseni per pushime









Për të shijuar pushime sa më të qeta, duhet të mendoni disa detaje përpara se të mbyllni derën e shtëpisë tuaj. Para se ta lini banesën tuaj vetëm për një javë apo më shumë, ka disa këshilla që duhen zbatuar për të evituar ndodhi të pakëndshme.

Kujdes me pajisjet elektro-shtëpiake

Për të evituar incidentet duhet të kontrolloni prizat elektrike, rubinetat e ujit dhe tubacionin e gazit. Zgjidhja ideale do të ishte mbyllja e furnizuesve kryesore të energjisë, ujësjellësit dhe gazsjellësit.

Pastroni totalisht frigoriferin, boshatiseni dhe lerini dyert e tij të hapura.Hiqini te gjitha prizat e pajisjeve elektro-shtëpiake te furres,mikrovales, pjatalarëses, lavatrices, bojlerit, kompjuterit, televizorit e antenës (kjo e fundit tërheq rrufetë).

Lulet

Nëse nuk keni fqinjë që mund të kujdesen për bimët tuaja që i keni rritur me shumë kujdes, lereni dritën të hyjë pak në shtëpi. Pjatat e vazove të lulevë mbushini sa më shumë më ujë, me qëllim që të garantohet lagështia e duhur. Ndërsa lulet që keni në ballkon, përpiquni t'i vendosni në një kënd ku nuk i kap shumë dielli.

Siguria

Mos harroni vjedhjet që kryhen në kohë pushimesh, kur shtëpitë lihen vetëm. Ndaj lërini objektet me vlerë, shumat e parave kesh te një mik apo familjar i juaji. Mos u thoni shumë personave se po niseni me pushime, sa më pak ta dinë aq më mirë është.

Publikuar: 17.07.2011 | 21:43
Lexuar: 780 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime