Nga radhët e partnerit të koalicionit BDI ka dy zëvendëskryeministra - për integrim evropian është Teuta Arifi, ndërsa për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit - Musa Xhaferi. Valon Saraçini do ta udhëheqë resorin e Ekonomisë, ndërsa ministri i deritanishëm Fatmir Besimi kalon në krye të Ministrisë së Mbrojtjes
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 27 korrik do ta fillojë seancën për zgjedhje të Qeverisë së re. Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski, siç informojnë nga kabineti i tij, gjatë ditës do ta caktojë seancën në të cilën sipas Rregullores për punë të Kuvendit zgjat më së shumti dy ditë.
Nga radhët e partnerit të koalicionit BDI ka dy zëvendëskryeministra - për integrim evropian është Teuta Arifi, ndërsa për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit - Musa Xhaferi. Valon Saraçini do ta udhëheqë resorin e Ekonomisë, ndërsa ministri i deritanishëm Fatmir Besimi kalon në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ekologjinë do ta udhëheqë Abdilaqim Ademi, Vetëqeverisjen Lokale Nevzat Bejta, ndërsa ministër i Drejtësisë do të jetë Blerim Bexheti.
Ministra pa resorë mbeten Nexhdet Mustafa, Hadi Nezir dhe Vele Samak.
Sipas Rregullores për punë të Kuvendit seanca për zgjedhje të Qeverisë së re mbahet në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të Propozimit për përbërjen e Qeverisë dhe Programit.
Në seancë mandatari Gruevski do ta argumentojë Programin dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë para deputetëve. Radhitja e deputetëve të cilët do të marrin pjesë në kërkim e konfirmuan kryetarin e Kuvendit, siç theksohet në Rregullore, në mënyrë e cila siguron pjesëmarrje në debatin e deputetëve nga parti të ndryshme politike të përfaqësuara në Parlament.
Votimi për zgjedhje të Qeverisë kryhet sipas Propozimit për përbërjen e Qeverisë në tërësi me votim publik. Deklarata bëhet pas përfundimit të kërkimit, ndërsa më së voni deri në mesnatë.
Në përbërjen e re qeveritare vendet e zëvendësministrave nga VMRO-DPMNE-ja i kanë mbajtur Zoran Stavreski dhe Vlladimir Peshevski. Gordana Jankullovska mbetet në krye të MPB-së, përderisa Ministrinë e Kulturës edhe më tej e kryeson Elizabeta Kançeska-Milevska.
Nikolla Popovski, ambasadori i deritanishëm në BE, do të udhëheqë me diplomacinë e Maqedonisë, Nikolla Todorov do të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa ministër i ri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e VMRO-DPMNE-së është Pançe Kralev. Ministër i Administratës dhe Shoqërisë administrative mbetet Ivo Ivanovski, si dhe Mile Janakieski, i cili do ta udhëheqë Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.
Ministria e Bujqësisë edhe në këtë përbërje i takon Partisë Socialiste dhe do të vazhdojë ta udhëheqë Lupço Dimovski. Ministër i Punës dhe Politikës Sociale do të jetë Spiro Risteski, i cili deri më tani ishte zëvendës-ministër në këtë resor.
Zëvesdës-ministrat do të zgjidhen në seancë të re që do të mbahet më 29 korrik. Kjo sot është harmonizuar në takimin e rregullt të koordinuar të grupeve të deputetëve në Kuvend me kryetarin Trajko Veljanoskin.