E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sekretarja amerikane e shtetit theksoi se është e qartë se Maqedonia nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së derisa nuk zgjidhet ky problem dhe i bëri thirrje Greqisë të tregojë gadishmëri për kompromis.
Klinton: Ekzistojnė gjasa pėr zgjidhjen e kontestit










- Ekzistojnë gjasa për zgjidhjen e kontestit për emrin e Maqedonisë, i cili i ngarkon marrëdhëniet midis Shkupit dhe Athinës, deklaroi sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton në një intervistë për televizionin grek Skaj.

"Theksojmë qartë se i mbështesim negociatat midis Shkupit dhe Athinës. Vlerësojmë se këto negociata ofrojnë mundësi që të zgjidhet kontesti", theksoi Klinton.

Sekretarja amerikane e shtetit theksoi se është e qartë se Maqedonia nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së derisa nuk zgjidhet ky problem dhe i bëri thirrje Greqisë të tregojë gadishmëri për kompromis.

Klinton të dielën arriti për vizitë në Athinë, si pjesë e turneut të saj diplomatik 12-ditor, i cili do të zgjasë deri më 25 korrik. Para Greqisë, Klintoni e vizitoi Turqinë, ku mori pjesë edhe në takimin e Kontakt grupit për Libinë në Stamboll, ndërsa nga Athina ajo sot niset për në Indi, pas së cilës do t'i vizitojë Indonezinë, Hong-Kongun dhe pjesët jugore të Kinës.

Publikuar: 19.07.2011 | 13:15
Lexuar: 445 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime