Për nesër janë parashikuar prezantime në Vevçan dhe në Debarcë, ndërsa të premten IPARD takime informative do të mbahen në Makedonski Brod dhe Drugovë.
- Me prezantimin e IPARD Programit në komunat Vasilevë, Dibër, Radovish dhe në Mavrovë-Rostushe, vazhdojnë IPARD ditët informative për qytetarët.
Qëllimi i fushatës e cila filloi dje dhe do të zgjasë deri më 26 gusht, është njoftimi i bujqve dhe kompanive me mundësitë për shfrytëzimin e mjeteve të IPARD Programit 2007-2013.
Për nesër janë parashikuar prezantime në Vevçan dhe në Debarcë, ndërsa të premten IPARD takime informative do të mbahen në Makedonski Brod dhe Drugovë.
Prezantimet e para u mbajtën në komunat Berovë dhe Çeshinovë-Obleshovë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se të gjitha subjektet e interesuara mund të marrin këshilla falas dhe ndihmë juridike për aplikim për IPARD edhe në linjën e hapur telefonike 023110887 të Trupit për menaxhim me IPARD, si dhe personalisht në adresën: rr. "Dame Gruev" blloku 2, prapa ndërtesës së Kubvendit të Republikës së Maqedonisë.
Për këshilla falas dhe për ndihmë profesionale rreth përgatitjes së aplikacioneve, qytetarët mund të drejtohen edhe në zyrat rajonale të Agjencisë për mbështetjen dhe zhvillimin e bujqësisë.