Merkel bisedoi për këtë çështje edhe me presidentin amerikan Barak Obama. Përveç një paketë të dytë shpëtimi për Greqinë me shumë borxhe, në samit do të diskutohet edhe për zgjidhje afatgjata për forcimin e euros.
Në prag të samitit të kryetarëve të shteteve dhe qeverive për krizën e euros, presidenti francez Nikolas Sarkozi do të udhëtojë në Berlin. Kancelarja gjermane, Angjela Merkel kishte paralajmëruar publikisht një ditë më parë për të mos mbajtur shpresa të mëdha te diskutimet e përfaqësuesve të lartë te vendeve të eurozonës.
Një zgjidhje spektakolare për problemet e borxheve nuk do të ketë në takimin e së enjtes në Bruksel, tha ajo. Merkel bisedoi për këtë çështje edhe me presidentin amerikan Barak Obama. Përveç një paketë të dytë shpëtimi për Greqinë me shumë borxhe, në samit do të diskutohet edhe për zgjidhje afatgjata për forcimin e euros.
17 vendet e Eurozonës do të përpiqen që gjatë kësaj jave të bëjnë të mundur të jetë gjithçka gati për paketën e dytë që do të shërbeje për të shpëtuar Greqinë.
Ka qenë presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian Herman van Rompuy, ai që thirri për të enjten një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel me kryetarët dhe kryeministrat e shteteve anëtare