"Rritja më e shpejtë globale mund t'u ndihmojë shteteve në përshtatjen, por Evropa vetë duhet të merret me problemet e saj debitore", tha Zelik, i cili qëndron në vizitë katërditore në Turqi.
- Rritja e fuqishme ekonomike e vendeve në zhvillim, siç është Turqia, ka mundësi në mënyrë pozitive të ndikojë në përpjekjet e shteteve të eurozonës për përballje me krizën debitore, deklaroi në Ankara drejtori i Bankës Botërore, Robert Zelik.
"Rritja më e shpejtë globale mund t'u ndihmojë shteteve në përshtatjen, por Evropa vetë duhet të merret me problemet e saj debitore", tha Zelik, i cili qëndron në vizitë katërditore në Turqi.
Ai përkujtoi se sot pothuajse gjysmën e rritjes ekonomike botërore e realizojnë vendet në zhvillim, për dallim nga periudha gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, kur në të bie vetëm 20 për qind nga rritja e ekonomisë globale.
Zelik the fjalë lavdëruese për rritjen e shpejtë ekonomike të Turqisë, por paralajmëroi se vendi duhet të ketë kujdes pasi që "para ekonomive dinamike çdo herë ekziston rrezik nga inflacioni i lartë".
Turqia vitin e kaluar kishte shkallë nga rritja ekonomike prej 8,9 përqindëve, me çka ishte ekonomi me rritje më të shpejtë mes anëtarëve të Grupit të 20-të të vendeve dhe shteteve të zhvilluara me zhvillim të përshpejtuar ekonomik.