E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Haptazi flet që në rininë e hershme ka pasur problem me kilogramët e tepërt, ndërsa linjën e shkëlqyeshme e ka arritur me ndihmën e vallëzimit, ushtrimeve të mundimshme të përditshme dhe ushqimit të shëndetshëm.
Ja si arrita tė bėhem seksi










Këngëtarja Nicole Scherzinger e njohur për zërin e saj të shkëlqyeshëm, pamjen seksi dhe lidhjen me ngasësin e Formula 1 Lewis Hamilton-in, e zbulon sekretin e pamjes së saj perfekte. Edhe pse renditet gjithmonë në maje të listës së femrave më seksi në botë, zeshkania e bukur ka shumë “vërejtje” në llogari të pamjes së vet.

Problemi me kilogramët

Haptazi flet që në rininë e hershme ka pasur problem me kilogramët e tepërt, ndërsa linjën e shkëlqyeshme e ka arritur me ndihmën e vallëzimit, ushtrimeve të mundimshme të përditshme dhe ushqimit të shëndetshëm.

“Kur jam futur në grupin ‘Pussycat Dolls’ kam qenë shumë e ngarkuar me kilogramët e tepërt, pasi që e vërejta se kjo punë sillet kryesisht rreth pamjes. Nuk kam dashur të mbajë dieta ‘të ashpra’, por me ndihmën e nutricionistëve ia kam bërë vetes një program të ushqimit, të cilit edhe sot e kësaj dite i përmbahem. Pasi që në performanca këndoj dhe vallëzoj, më është dashtë të punoj edhe për kondicion, kështu që vrapimin e kam futur si ritual të domosdoshëm të mëngjesit. Jam shumë e disiplinuar dhe kjo është duke dhënë rezultate”, tha Nicole.

S’ka asnjë “ngadalësim”

“Nuk bëhet fjalë vetëm për pamjen, më është e rëndësishme që të jem e shëndoshë dhe në formë të mirë. Vitet e fundit i kam kaluar nëpër turne të ndryshme dhe vetëm një herë më ka ndodhur që për shkak të sëmundjes nuk kam mundur të paraqitem në skenë. Kam qenë gjashtë ditë në spital, që për mua ka qenë përvojë e tmerrshme, pasi që nuk dëshirojë të kem asnjë ‘ndagadalësim’. E di vetëm një shpejtësi, dhe atë maksimalen”, tha në fund bukuroshja Nicole Scherzinger. /Zëri/
Nicole Sherzinger
Nicole Sherzinger

Publikuar: 20.07.2011 | 14:08
Lexuar: 1326 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime