E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjykata e Shkupit në mungesë me nga 15 vjet burg ka dënuar edhe gjashtë banorë tjerë të Sopotit, Samet Limanin, Shaqir Sulejmanin, Afrim Ukshinin, Bashkim Ukshinin, Selman Jahiun dhe Musa Klaiqin, ndërsa i dyshuari i shtatë Orhan Bajrami është liruar nga akuza.
Dėnime tė reja tė ashpra pėr banorėt e Sopotit












Me 14 vjet burg është dënuar Zenel Klaiqi nga fshati Sopot i Kumanovës i arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar për rastin e shpërthimit të minës para 6 viteve në Sopot nga e cila kishin humbur jetën dy ushtarë polak të forcave të NATO-s.

Gjykata e Shkupit në mungesë me nga 15 vjet burg ka dënuar edhe gjashtë banorë tjerë të Sopotit, Samet Limanin, Shaqir Sulejmanin, Afrim Ukshinin, Bashkim Ukshinin, Selman Jahiun dhe Musa Klaiqin, ndërsa i dyshuari i shtatë Orhan Bajrami është liruar nga akuza.

Skender Klaiqi vëllai i të dënuarit, Zenel Klaiqi thotë se rasti i Sopotit është proces i montuar politik.
“Ne kemi mbetur në mëshirë të Zotit vetëm edhe ata fëmijë që si kanë dënuar edhe mua s’ka mbet tjetër pa dënuar ata, i kanë dënuar krejt fshatin 12 vetë 160 – 70 vjet burg, për çka për kurrgjë hiç.

Kemi qenë edhe tek Alia, kam folur para dy ditëve edhe me Xhemal Jasharin edhe me Shpatin edhe me krejt, na thanë se ne kemi punuar për çështjen për mos me u dënuar, ata siç po e shoh unë paskan punuar që të dënohen e jo mos të dënohen. Vetëm ti ngrejmë duart te Zoti se s’ka tjetër ku të ankohemi.

Do ti marrim fëmijët edhe t’i shkojmë 3-4 muaj Alisë atje edhe para Qeverisë këtu me qebe jorgana, shatora do të ngrejmë edhe aty me ndejtë. Le të na ruajnë edhe neve po e lëshojmë katundin krejt edhe ditën e mirë ata neve 12 vetave nga 14, 15... 170 vjet burg një fshat unë nuk e di”, deklaroi Skender Klaiqi – vëllau i të dënuarit Zenel Klaiqi.

Për rastin e njëjtë është dënuar më herët me 14 vjet burg edhe vëllau i Zenelit, Hasan Klaiqi i cili dënimin është duke e vuajtur në burgun e Idrizovës së bashku edhe me bashkëfshatarët e tij Sulejman Sulejmani, Samet Lutfiu që janë të dënuar me 14 vjet burg dhe Shaban Limani po nga fshati Sopot i dënuar me 10 vjet burg.

Shkëlzen Aqifi

Publikuar: 02.06.2009 | 19:48
Lexuar: 920 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime