Sipas eurkomisarit për treg të brendshëm Mishel Barnie, qëllimi i këtyre masave është që të përforcohet qëndrueshmëria e 8.200 bankave në BE, pasi që një pjesë e madhe duhej të shpëtonin me ndihmë shtetërore gjatë krizës ekonomike globale në vitjn 2008 dhe 2009.
- Komisioni Evropian propozoi vendosjen e dispozitave më të ashpra për punën e bankave, me të cilat ata do të obligohen ta rrisin kapitalin themelor dhe t'i ulin rreziqet të cilat do të mund të nxisin krizë të re financiare.
Sipas eurkomisarit për treg të brendshëm Mishel Barnie, qëllimi i këtyre masave është që të përforcohet qëndrueshmëria e 8.200 bankave në BE, pasi që një pjesë e madhe duhej të shpëtonin me ndihmë shtetërore gjatë krizës ekonomike globale në vitjn 2008 dhe 2009.
"Nuk guxojmë të lejojmë sërish paraqitje të krizës dhe nuk guxojmë të lejojmë aktivitete të një numri të vogël të subjekteve në botën financiare që ta kanosin prosperitet tonë", deklaroi mbrëmë Barnie.
Me vendosjen e propozimeve më të reja të Komisionit Evropian, në suaza të BE-së do të krijohen kushte për zbatimin e dispozitave bankare globale të njohura me emrin "Bazel 3", me të cilat rregulohet kapitali dhe likuiditeti i bankave. Këto dispozita ishin dakorduar nga ana e ekonomive më të mëdha botërore, pas falimentimit të bankës investuese amerikane "Liman Braders" në vitin 2008, që ishte hyrje në krizën ekonomike globale.
Propozimet e Komisionit Evropian do t'i obligojnë bankat të kenë kapital "më të madh dhe më cilësor" me qëllim që të jenë në gjendje vetë të ballafaqohen me goditje të ardhshme financiare eventuale, në vend se të mbështeten në ndihmë të qeverive.
Komisioni Evropian propozon që kriteret nga "Bazel 3" të vlejnë për të gjitha bankat në BE, për dallim nga SHBA, ku në zbatimin e tyre do të obligohen vetëm 20 banka më të mëdha.
Me dispozitat "Bazel 3" bankat obligohen ta rrisin në mënyrë adekute kapitalin e tyre themelor prej dy për qind të tanishmët në nivel prej shtatë për qind nga vlera e kredive që i aprovojnë klientët.
Bankave nga anëtaret e BE-së, të cilat marrin pjesë me 53 për qind në pronën e sektorit bankar global të përgjithshëm, për zbatimin e rregullave të reja të Komisionit Evropian deri në vitin 2019 do të nevojiten rreth 460 miliardë euro.