Marrëveshja vjen pak orë para takimit të liderëve të Eurozonës për një plan të dytë shpëtimi për Greqinë që ka për qëllim parandalimin e përhapjes së krizës në vendet e tjera të rajonit.
Zyra e presidencës franceze tha se presidenti Nikolas Sarkozi dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë arritur një qëndrim të përbashkët për krizën e borxheve, pas shtatë orë bisedimesh në Berlin.
Marrëveshja vjen pak orë para takimit të liderëve të Eurozonës për një plan të dytë shpëtimi për Greqinë që ka për qëllim parandalimin e përhapjes së krizës në vendet e tjera të rajonit.
Gjatë diskutimeve në Berlin ka marrë pjesë edhe presidenti i Bankës Qendrore të Evropës, Zhan Klod Trihet.
Detaje të tjera të marrëveshjes Francë-Gjermani nuk janë bërë të ditura ende.