E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për shkak të zbritjes së paralajmëruar të vogël të temperaturave nga ana e DPHM, sipas Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, shkalla e rrezikut nga krijimi i zjarreve pyjore në pjesët e tjera të vendit nesër do të jetë më e vogël, edhepse, rreziku për shkak të temperaturave relativisht të larta, akoma ekziston.
Rreziku nga zjarret vazhdon tė jetė i lartė







- Pjesëtarët e njësive territoriale zjarrfikëse dhe sektorët rajonal të Drejtorisë përr mbrojtje dhe shpëtim sot do të jenë mobile në disa rajone për shkak të parandalimit zjarreve pyjore.

"Kontrolle të përforcuara dhe mbikqyrje e terrenit ddo të bëheen në rajonin e Manastirit, Demir kapisë, Kavadarit, Kumanovës dhe në rajonet të cilat i mbulon stacioni meteorologjik Llazaropolë. Gatishmëria e tyre do të ngritet edhe në rajonin e Vallandovës, të Gostivarit, si dhe në rrethinë të Raddovishit, Shkupit, Strumicës dhe Velesit", informon Sektori për analitikë dhe hulumtim pranë Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Për shkak të zbritjes së paralajmëruar të vogël të temperaturave nga ana e DPHM, sipas Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, shkalla e rrezikut nga krijimi i zjarreve pyjore në pjesët e tjera të vendit nesër do të jetë më e vogël, edhepse, rreziku për shkak të temperaturave relativisht të larta, akoma ekziston.

Trupi koordinues për mbrijtjen e pyjeve nga zjarret bën thirrje që qytetarët ta respektojnë ndalesën e vendosur të pjesërishme për lëvizje nëpër pyje. Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarreve si pasojë e erës, Trupi koordinues i përkujton bujqit se është e ndaluar djegia e hamulloreve.

Në numrin e telefonit pa pagesë 195 në Qendrën për menaxhim me kriza në linjën e hapur 02-155-22 të ndërmarrjes publike "Pyjet e Maqedonisë", në stacionet zjarrfikëse, në njësitë e vetëqeverisjes lokale, polici dhe në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, qytetarët ddo të mund të paraqesin çdo dukuri të zjarreve pyjore.

Publikuar: 21.07.2011 | 11:49
Lexuar: 505 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime