E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

'Këngëtarja do të marrë më shumë se një milionë dollarë (706 000 euro) për pjesëmarrjen e saj në këtë ceremoni', theksoi gazeta, shifrat e së cilës korrespondojnë me ato të së përditshmes britanike 'The Sun'.
Lopez merr mbi 1 milion $ pėr tė kėnduar nė njė dasmė



Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jennifer Lopez, mbërriti në Ukrainë për të kënduar në një ceremoni martesore në familjen e një prej biznesmenëve më të pasur ukrainas, njoftoi e përditshmja 'Sevodnja' në faqen e saj të internetit.

'Jennifer Lopez, 41 vjeçe, mbërriti me një çarter në qytetin Simferopol, qendra admministrative e gadishullit turistik ukrainas Krime', konfirmoi e përditshmja duke cituar burime aeroportuale.

'Ajo do të këndojë përgjatë një ore e gjysmë në një vilë private në Partenit, në afërsi të Jaltës, në Detin e Zi', sipas të përditshmes.

'Këngëtarja do të marrë më shumë se një milionë dollarë (706 000 euro) për pjesëmarrjen e saj në këtë ceremoni', theksoi gazeta, shifrat e së cilës korrespondojnë me ato të së përditshmes britanike 'The Sun'.

Sipas të përditshmes 'Sevodnja' mendohet të bëhet fjalë për martesën e vajzës së Sergei Tarutas, pronar i grupit 'UID'.

Taruta zë vendim e nëntë mes personave më të pasur në Ukrainë me të ardhura që arrijnë deri në 2,1 miliardë dollarë (1,5 miliardë euro), sipas klasifikimit të publikuar këtë vit nga editoriali i revistës amerikane 'Forbes'. Jennifer Lopez dhe bashkëshorti i saj i tretë, këngëtari Marc Anthony njoftuan më 15 korrik në revistën 'People' divorcin e tyre pas shtatë vitesh martesë.

Publikuar: 21.07.2011 | 12:33
Lexuar: 968 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime