E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ana tjetër, importi japonez njëkohësisht u rrit pë 9,8 për qind në 5,71 bilionë jnë (72, miliardë dollarë), që paraqet rritje të tij për të 18-tin muaj me radhë, para së gjithash si pasojë e çmimit të lartë të naftës dhe derivateve të tjera, theksohet në kumtesën e Ministrisë.
Japonia realizoi suficit befasues tregtar nė qershor
- Japonia në qershor realizoi suficit tregtar, për herë ë parë gjatë tre muajve të fundit, që tregon se ekonomia e tretë në botë për nga madhësia, po rikuperohet nga pasojat e tërmetit dhe cunamit të 11 marsit, shumë më shpejt se sa që pritej.

Ministria japonze e Financave kumtoi se në qershor është realizuar suficit tregtar prej 7,7 miliardë jenëve (897 milionë dollarë) që është një e dhjeta e suficitit në muajin e njëjtë të vitit të kaluar, por megjithatë paraqet sukses, duke pasur parasysh se analistët pritnin deficit prej 148,6 milirdë jenëv (1,88 milionë dollarë).

Të dhënat tregojnë se eksporti japonz muajin e kaluar paraqiste 5,78 bilionë jenë (73,2 miliardë dollarë) apo 1,6 për qind më pak në krahasim me qershorin e vitit 2010, që është rënie shumë më e vogël në krahasim me atë prej 10,3 për qind në maj dhe 12,4 për qind në prill.

Nga ana tjetër, importi japonez njëkohësisht u rrit pë 9,8 për qind në 5,71 bilionë jnë (72, miliardë dollarë), që paraqet rritje të tij për të 18-tin muaj me radhë, para së gjithash si pasojë e çmimit të lartë të naftës dhe derivateve të tjera, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Analistët paralajmërojnë edhe pse të dhënat më të reja tregojnë se Japonia po rikupreohet nga fatkeqësia elementare në mars shumë më shpejtë se sa që pritej, megjithatë edhe më tej ekzistojnë rreziqe ekonomike, siç është mundësia e restriksioneve të nergjisë elektrike për shkak të dëmtimeve në reaktorët bërthamor, dobësia e ekonomisë amerikane dhe problemet debitore në eurozonë.

Publikuar: 21.07.2011 | 16:45
Lexuar: 331 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime