Qëllimi i Programit është promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin ndërkufitar ndërmjet të dyja shteteve dhe përmirësimi i situatës sociale dhe ekonomike të popullatës.
Programi për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE), nisi zyrtarisht.
Qëllimi i Programit është promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin ndërkufitar ndërmjet të dyja shteteve dhe përmirësimi i situatës sociale dhe ekonomike të popullatës.
Programi, që promovon edhe partneritet mes bashkësive lokale, shoqërisë civile dhe biznesit, financohet nga fondet IPA me buxhet prej 680 mijë euro.
Aplikimet do të vazhdojnë deri më 5 gusht. Në ceremoninë e promovimit ishin të pranishëm ambasadori i BE-së Ervan Fuere dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Musa Xhaferi.