Anija Atlantis do të vendoset në Qendrën e Hapësirës Kenedi.
Atlantis u nis më 8 korrik drejt stacionit ndërkombëtar të hapësirës dhe pas 13 ditësh në hapësirë dhe pas rifurnizimit të stacionit me artikuj të nevojshëm për një periudhë njëvjeçare, të martën ajo filloi udhëtimin drejt Tokës.
Anija kozmike Atlantis është ulur në Qendrën e Hapësirës Kennedy në Florida, duke i dhënë fund programit 30-vjeçar të misioneve të vajtje-ardhjes në hapësirë.
Misioni 13-ditor i anijes Atlantis ishte fluturimi i saj i 33-të dhe i fundit, pas 26 vjetësh në shërbim.
Një arritje e madhe gjatë tre dekadave të epokës së anijes është ndërtimi i stacionit të hapësirës, një objekt orbital shkencor për ndërtimin e të cilit u deshën 12 vjet dhe 37 fluturime të anijeve kozmike. 180 satelitë dhe objekte fluturuese të tjera janë dislokuar në hapësirë nga ana e gjithë flotës së anijeve kozmike.
Anija Atlantis do të vendoset në Qendrën e Hapësirës Kenedi.
Atlantis u nis më 8 korrik drejt stacionit ndërkombëtar të hapësirës dhe pas 13 ditësh në hapësirë dhe pas rifurnizimit të stacionit me artikuj të nevojshëm për një periudhë njëvjeçare, të martën ajo filloi udhëtimin drejt Tokës.
Ulja e fundit e anijes ishte një ditë emocionale për shumë persona të cilët kanë punuar në këtë program, raporton Zëri i Amerikës.
NASA tani do të mbështetet tek sektori privat për dërgimin e njerëzve dhe furnizimeve në stacionin ndërkombëtar të hapësirës.