E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Do ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyre kuqe nga fletet e tyre. Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete …nuk do lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja.
Miqte e mi Lamtumire!







Gabriel Garcia Marquez

Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje copez jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po mendoja, por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po them. Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por per domethenien e tyre. D

o flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonda drite. Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flinin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!!

Nese Zoti do me jepte nje cope jete, do vishesha thjesht do shtihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim. Zoti im, nese do mundesha do shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do prisja te dilte dielli.

Do pikturoja nje enderr te Van Gogut mbi yje, do recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te Sheratit…Do ishte serenata qe do i dhuroja henes.

Do ujisja me lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyre kuqe nga fletet e tyre. Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete …nuk do lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja.

Do beja cdo burre dhe grua te besojne se jane njerezit qe dua dhe do dashurohesha me dashurine. Te njerezit do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne. Femijes se vogel do i jepja pende, por do e lija te mesonte vete sesi te fluturoje. Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por "harresa". Mesova kaq gjera nga ju njerezit…

Mesova se te gjithe duan te jetojne ne "majen e malit", pa kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret "faqen e pjerret". Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel, per here te pare gishti qe zgjatet i babait te tij e roberon pergjithmone . Mesova se njeriu ka te drejte ta shohi tjetrin nga lart, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.

Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush, por me te vertete nuk do hyjne ne pune, sepse kur te me mbajne te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht do jem i vdekur. Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon.

Nese do e dija qe sot do ishte hera e fundit qe do te te shihja duke fjetur, do te te perqafoja fort fort dhe do i lutesha Zotit qe te behesha roja i shpirtit tend. Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do te te shihja te dilje nga dera , do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera.

Nese do e dija se kjo do ishte hera e fundit qe do degjoja zerin tend, do magnetofonoja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri , perseri. Nese do e dija qe keto do ishin momentet e fundit qe do te te shihja do te te thoja "te dashuroj" dhe do supozoja jo llogjikisht se e dije me pare.

Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t'i bejme gjerat sic duhet , por nese bejme gabime na mbetet vetem e sotmja. Do doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s`do te te harroj. E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do.

Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre , sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te tyre.

Mbaj ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroi , sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me vjen keq", "me fal", "te lutem","faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di. Asnjeri nuk do te te mbaj mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine qe t'i shprehesh. Tregoju te tjereve domethenien e tyre. Fillo te besh realitet endrrat e tua. Tani eshte momenti!!!!!

Publikuar: 21.07.2011 | 19:58
Lexuar: 952 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Argini (18/08/2011 19:04:14) Markezi , gjeniu i ēdo epoke ka gjalleri dhe dashuri nė shpirtin e tij .Ai di tė na urtėsoj pėr jetėn ,tė na dhuroj tė pamunduren e artit modern pėrmes shkrimit dhe tė shprehurit . Ėshtė dhurata mė e bukur pėr njeriun qė tė ketė rast sė paku tė lexojė njė shkrim nga ky shkrimtar enciklopedik.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime