E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kontrollet e përforcuara tatimore të DAP-it në pjesën e fiskalizimit treguan se sipas veprimtarisë, hotelierët dhe treegtarët me pakicë, janë ata të cilët më së shumti tentojnë ta anashkalojnë ligjin. Në listën e atyre të cilët përpiqen të paguajnë më pak tatim, janë edhe noterët dhe stomatologët, por jo aq të aftë janë edhe disa nëpunës tatimor në DAP, të cilët duk u fshehur pas bizneseve familjare, e nxisin ekonominë gri, në vend që të veprojnë në uljen saj", theksojnë nga DAP-i.
Kontrolle tė DAP-it pėr fiskalizimin - mė sė shumti dėnime nė Shkup dhe Ohėr







Drejtoria për të ardhura publike gjatë këtij muaji zbatoi 233 kontrolle për fiskalizimin, me ç'rast ka shqiptuar dënim për 191 ndërmarrje, të cilat sillen prej 200 euro - për mosdhëni të llogarisë fiskale, 4.000 euro për ata të cilët për herë të dytë kanë kryer kundërvajtjen e njëjtë, deri te ndalesa për ushtrimin e veprimtarisë në afat prej 30 ditëve.

"Kontrollet e përforcuara tatimore të DAP-it në pjesën e fiskalizimit treguan se sipas veprimtarisë, hotelierët dhe treegtarët me pakicë, janë ata të cilët më së shumti tentojnë ta anashkalojnë ligjin. Në listën e atyre të cilët përpiqen të paguajnë më pak tatim, janë edhe noterët dhe stomatologët, por jo aq të aftë janë edhe disa nëpunës tatimor në DAP, të cilët duk u fshehur pas bizneseve familjare, e nxisin ekonominë gri, në vend që të veprojnë në uljen saj", theksojnë nga DAP-i.

Më së shumti dënime, për 81 ndërmarrje nga gjithsejt 109.600 euro, janë shqiptuar në Shkup. Sipas DAP-it, ky është edhe një konfirmim se në Maqedoni tashmë nuk është fitimprurëse të punohet në mënyrë ilegale.

Pas Shkupit, pason Ohri, ku kontrollet treguan se në jehonën e sezonit turistik, të gjitha 34 objektet e kontrolluara kanë kryer kundlrvajtje në pjesën e fiskalizimit.

Kontrolle janë kryer edhe në Tetovë dhe Gostivar, ku janë shqiptuar 26 dënime, në Kumanovë 14, Veles 11, prilep dhe Manastir 10, Strugë dhe Resnjë 8, Strumicë 4 dhe Negotinë 3.

Pas paraqitjeve paraprake anonime në linjën 198, Drejtoria për të ardhura publike ka evidentuar edhe gjashtë raste, në të cilat pas biznesit familjar janë fshehur persona udhëheqës të njësive rajonale të DAP-it në probishtip, Negotinë dhe Ohër, përkatësisht një inspektor tatimor dhe në një kontrollor tatimor në Tetovë dhe një përmbarues tatimor në Koçanë.

"Në kushte të vigjilencës maksimale dhe orientimit shërbyes të administratës tatimore, është e palejueshme që ndërmarrje dhe persona individual ta thyejnë disciplinën fiskale. kjo posaçërisht ka të bëjë për të punësuarit në DAP, të cilët veprojnë në kundërshtim me integritetin dhe kodin e etikës së nëpunësve tatimor, për të cilët po ndërmerren masa konkrete nga ana e Njësisë për standarde profesionale të Drejtorisë", qëndron në kumtesë.

DAP, krahas kontrolleve, gjatë këtij muaji ka kryer edhe pesë edukime për regjistirmin e të obliguarit tatimor.

Publikuar: 22.07.2011 | 03:33
Lexuar: 368 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime