Nga Franca në Belgjikë, nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar, shihni pamjet e mrekullueshme. Të zgjedhësh pushimet me një shtëpivarkë do të thotë të mos e kesh me ngut dhe të vësh në plan të dytë interesat e tua, të shohësh gjeografinë nga një këndvështrim i ri dhe të zbulosh cepat më të fshehta të Europës.
Të marrësh me qera një barkë dhe të shëtisësh nëpërmjet kanaleve të gjithë Europën. Kjo është një ide për të shijuar Europën ndryshe duke lundruar me anije dalëngadalë.
Nga Franca në Belgjikë, nga Gjermania në Mbretërinë e Bashkuar, shihni pamjet e mrekullueshme. Të zgjedhësh pushimet me një shtëpivarkë do të thotë të mos e kesh me ngut dhe të vësh në plan të dytë interesat e tua, të shohësh gjeografinë nga një këndvështrim i ri dhe të zbulosh cepat më të fshehta të Europës.
Këto janë pushime te përshtatshme për të gjithë, për ata që janë në kërkim të vetmisë ashtu edhe për ata që kërkojnë qytete dhe muze interesante. Lëvizet me këtë shtëpibarkë duke kaluar nga natyra e egër si është psh Camargue në Francën Jugore ose ishujt e Shannon në Irlandë, drejt metropoleve të mëdha si Parisi, Berlini, ose Amsterdam. (d.xh/BalkanWeb)