"Brenti" evropian i Bursës ndërkombëtare të naftës në Londër njëkohësisht u shtrenjtua për 37 centë në 117,88 dollarë për barel.
Nafta në mëngjes në bursën e Nju-Jorkut u shtrenjtua përafërsisht 100 dollarë për barel, pasi që liderët evropian mbrëmë miratuan pakon e dytë ndihmë financiare për Greqinë e tejngarkuar në borxhe.
Çmimi i naftë së "lehtë" amerikane për dërgesë terminale në shtator në bursën e Nju-Jorkut u shtrenjtua për 34 për qind në 99,47 dollarë për barel.
"Brenti" evropian i Bursës ndërkombëtare të naftës në Londër njëkohësisht u shtrenjtua për 37 centë në 117,88 dollarë për barel.
Pjesëmarrësit në seancën e jashtëzakonshme të vendeve nga eurozona mbrëmë në Bruksel vendosën t'i miratojnë Greqisë pako të dytë ndihmës me vlerë prej 109 miliard euro.
Shqetësimi i investuesve se kriza debitore greke ka mundësi të zgjerohet edhe mbi vendet tjera evropiane siç është Irlanda, Portugalia, Italia dhe Spanja nga fillimi i vitit keq ndikonte mbi tregjet financiare, por në mëngjes falë vendimit të liderëve të eurozonës erdhi deri te përforcimi i indeksit amerikan kryesor "Dau Xhons indastrijal", si dhe në një numër më të madh indeksesh të bursave aziatike.
Shtrenjtimi i naftës është shkak për vendimin e Agjencisë ndërkombëtare për energjetikë (ANE) të mos plasojë në tregjet sasi shtesë nga energjensi i tillë.
ANE-a më 23 qershor kumtoi se në tentim të shkaktojë rënie të çmimit të "arit të zi" do të lëshoje në tregjet 60 milionë barel naftë, ndërsa tregtarët këtë javë spekuluan se ajo organizatë përsëri planifikon masë të njëjtë.