Rënie në projeksionet e reviduara ka tek Bullgaria prej 3,1 në 2,3,tek Mali i Zi prej 2,5 në 2,1, ndërsa tek Kroacia prej 1,4 në 1,1.
- Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e vet më të ri i revidoi projeksionet për rzhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit prej 2,5 në 3,1 për qind.
Projeksionet e bankës të korrikut tregojnë për rritje të BPV-së së Maqedonisë për 0,6 për qind në krahasim me të kumtuarat në maj.
Vitin e ardhshëm, sipas BERZH, ekonomia në Maqedoni ddo të shënojë tree për qind rritje, që paraqet ulje për 0,1 për qind nga i projektuari paraparkisht prej 3,1 për qind.
Në raportin më të ri të BERZH-it, nga vendet e Evropës Juglindore, revidim të mësipërm ka edhe për zhvillimin e ekonomisë në Shqipëri prej 3 në 5,1 për qind dhe në Serbi prej 2,9 në 3,3, ndërsa i pandryshueshlm mbett projeksioni për Bisnjë e Hercegovinën prej dy për qind rritje. Rënie në projeksionet e reviduara ka tek Bullgaria prej 3,1 në 2,3,tek Mali i Zi prej 2,5 në 2,1, ndërsa tek Kroacia prej 1,4 në 1,1.
Sipas BERZH-it, pritjet ekonomik në Ballkanin perëndimor ngadalë po përmirësohn. "Bosnja e Hercegovina, Repulika e Maqedonisë dhe Serbia kanë përfitime nga kërkesa globale e metalit në rajon. Zhvillimi ekonomik në Maqedoni akoma më tepër është përforcuar me rritjen e tanishme të shpejtë në sektorin e ndërtimtarisë, përderisa rritja në Serbi i referohet projekteve të mëdha infrastrukturore dhe programeve për kredi përmes subvencionve, thekson Banka në raport.
Niveli i inflacioni në Serbi që paraqiste 12,7 për qind në qershor është brengosës, thekson BERZH-i, por cek se ka gjasa të mëdha që dukshëm të shënojë rënie në gjysmën e dytë të vitit. Lëvizjet ekonomike në BeH janë nën ndikim negativ të vështirësive politike që e pengojnë krijimin e kornizës kushtetuese më efikase, mendon BERZH-i.